Adhurimi i Edi Ramës për mikun e Arkanit/ Ja videoja virale

0
254

Letra e adhurimit e kryeministrit Edi Rama për futbollistin serb, Sinisha Mihajloviç bëri xhiron e rrjetit. Megjithatë, mediat pranë Ramës, që publikojnë çdo gjë të mundshme të tij, këtë herë heshtën.

Arsyeja lidhet me faktin se Mihajloviç njihet për qëndrimet e tij të ashpra kundër Kosovës. Ai e ka deklaruar disa herë se i ka pasur miq kasapët e Kosovës, Millosheviçin dhe Arkanin.

Në letrën e Ramës thuhet se ai e ka siguruar numrin e telefonit nga miku i tyre i përbashkët, Aleksandër Vuçiç.

Ndërkohë një video është shpërndarë sot në rrjet. Ajo u publikua edhe nga ish-kryeministri Sali Berisha. “Argati i lëpihet jo vetëm padronit, por edhe miqve te tij! Ndiqeni videon,” shkruan ai.

https://www.facebook.com/SaliBerisha/videos/206706330855084