20.9 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Ademi: Shpirti po më digjet, prej mbrëm pa Leartin më nuk ka gëzim në shtëpin time, policia e konfirmon incidentin

Më të lexuarat

MPB-ja, ka konfirmuar incidentin e mbrëmshëm në Çair të Shkupit, ku nga plagët e marra me thikë ka ndërruar jetë djaloshi 19 vjeçar, Leart Ademi, djalë i gazetarit sportive Sami Ademi që punon në radio televizionin e Maqedonisë.

Zëdhënësja e Ministrisë së Brendshme Dejana Nedelkoviç për Zhurnal ka deklaruar se policia ka marrë informacione se mbrëm rreth orës 20:15, është konstatuar vdekja e të riut shqiptarë. “Mbrëm rreth orës 19:30 në spicalin Shën Naum Ohidski, kanë arritur dy persona të lënduar.

Njëri prej tyre i lindur më vitin 1996, ka pasur plagë në pjesën e krahërorit, me siguri nga ndonjë mjet i mprehtë (thikë). Mjekët e kanë dhënë ndihmën e shpejtë, mirëpo në ora 20:15 minuta, mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen. Personi i dytë ka pasur plagë të lehta, dhe pas intervenimit mjeksor është lëshuar në shërim shtëpiak. Policia ka arritur ta arrestojë një person, është duke u bërë bisedë informative dhe punon për të zbardhur incidentin”, ka deklaruar për Zhurnal, zëdhënësja e MPB-së.

Ndryshe, prindi i Leartit, gazetari Sami Ademi me lotë në sy dhe pikëllim të madhë, shkruan se prej mbrëm më në shtëpinë e tij ka mbaruar gëzimi. Ai shkruan se “shpirti po më digjet”, por i fton të gjithë dashamirët se janë të mirëseardhur në varrimin e Leartit i cili kishte vetëm 19 pranvera.

Në vazhdim e keni postimin e plotë të prindit të Leartit të ndjerë:

Te nderuar miq ju njoftoi se prej mbrem me ne shtepin time nuk “banon”gezimi!!! Me nje goditje me thike ne zemer nga plaget e marra ka nderruar jete djali im i dyti Leart Ademi. Varrimi do tebehet me oren 14:00,ndersa namazi i xhenazes do te falet ne xhamin e Qairit afer Tinexit. Shpirti po me digjet,te gjithe ju qe deshironi te merrni pjse ne varrim jeni te mireseardhur ! Sapo i pat mbushur 19 vjet !

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit