15.9 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Adem Ramadani bënë thirrje për mbyllje të profilit të Beratit, ai thotë: Zoti ta theft qafën o Adem

Më të lexuarat

I njohur për anti islamizmin e tij, kryeredaktori i Gazetës Express Berat Buzhala, para disa dite ka postuar një fotografi duke ofenduar tre vajza që mbartin shami. U bë e madhe ky ofendim, që tregon edhe niher se sa jo tolerant është.
Në rrjetet sociale ka qarkulluar një kërkesë për ta raportuar profilin e Buzhalës, pasi përmbajtja e postimit të tij ishte ofenduese. Ish këngëtari Adem Ramadani i cili ka mbi gjysmë milioni ndjekës e ka shpërndarë të njëjtën thirrje. Por si duket ky muhabet po bëhet serioz, pasi ndikimi i Ademit është i madh në mesin e myslimanëve. Kjo ka shkaktuar që tek profili i Buzhalës të vijnë shumë raportime dhe mesazhe.

Ai edhe e ka ofenduar Adem Ramadanin, duke i thënë mashtrues e duke e lut Zotin me ia thy qafën. Ne i bashkangjitemi thirrjes të njerëzve të vullnetit të mirë për ta raportuar profilin e Beratit, i cili ka postuar thirrje ofenduese dhe ka fol me gjuhë të urretjes. Ky është postimi nga faqja e Adem Ramadani:

https://www.facebook.com/AdemRamadanifaqjazyrtare/posts/1776862965676546

Ndërsa ky është postimi i Buratit:
Miq, shoke:
Shqiptaret ne Maqedoni, permes portaleve dhe postimeve ne FB, qe dy dite po merren me nje postim timin, per tri gra me hiqab.
Tash kesaj lufte ndaj te ‘pafeve’ po i prine kengetari Adem Ramadani, i cili permes faqes se tij ka bere thirrje qe te raportohet faqja e ime, sepse, sipas tij, une qenkam nje gazetar qe e ka tepruar duke ofenduar myslimanet.
Eu bre Adem fulliranti, ta thefte i madhi Zot qafen, po ku i paskna ofendu myslimanet?
Pas postimit te Ademit, kunder meje, kane ardhe qindra mesazhe te ndyta, ne adresen time, sepse ky kengetar i ka gjysem milioni followera.
Jo bre Adem nuk po e ofendoj fene Islame, e as nuk e kam bere kurre nje gje te tille. E kam thene edhe here te tjere, nuk e ofendoj asnje religjion, e asnje besimtar, sepse edhe familjen e kam multireligjioze. Por, edhe mos me e pase, prape nuk e kisha ba nje gje te tille.
Mirepo, sigurisht qe kam fole, e edhe kam me fole, kunder fenomeneve absurde, tek secili religjion. Te tille e konsideroj edhe Niqabin e edhe Burken. Jane veshje jonormale, jotradicionale, e tash se fundmi, per nje pjese te madhe te Evropes edhe jolegale.
Edhe Gjykata Evropiane ka vendos ne favor te Frances, kur kjo ka marre hapa konkret per te parandaluar grate me Niqab e me Burka qe te ecin ne vende publike. Hapa konkret kane marre edhe Gjermania, Austria, e plot vende te tjera evropiane.
Adem, e ju adema, ndoshta edhe do mbyllni faqen time ne FB, sepse nuk i di rregullat, edhe pse do te ishte mjaft ironike nje gje e tille. Mirepo une do te vazhdoj me shkru kudo qe do te mundem.
Perfundimisht, per ju qe doni me e dite te verteten: Mos i besoni Adem mashtruesit, e as shkrimeve te rrema: Berat Buzhala, kurre, e as dje, nuk e ka ofendu asnje religjion, e as Islamin.
Sigurisht qe neser do te lajmerohem edhe ne polici per me e shiku kete stuhi kercenimesh.

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit