Abuzimet e Kishës, skandali përfshin edhe Holandën

0
79

Holanda është vendi më i fundit që goditet nga skandali i abuzimeve seksuale me të mitur nga ana e priftërinjve katolikë me më shumë se gjysmën e klerikëve të kishës që akuzohen se kanë mbuluar agresionet seksuale mbi fëmijët.

Sipas mediave holandeze më shumë se gjysma e klerikëve të lartë në Holandë janë përfshirë në mbulimin e agresioneve seksuale mbi fëmijët mes viteve 1945 dhe 2010. Papa Francesku ndërkohë, që po ashtu nuk i ka shpëtuar kritikave, ka kërkuar ndjesë publike dhe së fundmi ka dëbuar nga radhët e kishës një prift nga Kili.

Ky është rasti i parë që papa ka dekretuar që pasi çdo peshkop në Kili ofroi dorëheqjen në maj, në lidhje me skandalin e abuzimit seksual. Lëvizja mendohet se është e paprecedentë në historinë moderne të kishës katolike.

Kisha në fakt përballet me një seri kritikash në lidhje me reagimin ndaj akuzave për abuzime seksuale në vite. Papa Françesku tha muajin e shkuar se asnjë përpjekje për të kërkuar ndjesë apo për të riparuar dëmin e bërë nuk mund të jetë e mjaftueshme. Ai ka kërkuar një takim të zyrtarëve të lartë të kishës për të diskutuar mbi skandalin./tch