20.9 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Abrashi mund t’i bashkohet Sampdorias

Më të lexuarat

Skuadra italiane e Serie A, Sampdoria, ka shprehur interesim për të transferuar gjatë verës mesfushorin kosovar të Grasshoppersit, Amir Abrashi, kanë bërë të ditur të enjten mediumet italiane.
“Nuk dihet se kush do të jetë trajner në edicionin e ardhshëm, por ajo që mund të kuptojmë është se Sampdoria ka nisur qysh tash të kërkojë lojtarë. Sampdoria ka kohë që po përcjell Amir Abrashin”, shkruan “sampnews24.com”, transmeton Koha.net.
 
Reprezentuesi i Kombëtares së Shqipërisë me skuadrën elitare të Zvicrës, ka kontratë deri në qershor të këtij viti. Ai ende nuk ka vazhduar kontratën, ndonëse ka pasur disa bisedime kohëve të fundit me krerët e Grasshoppersit.
 
Abrashi 25-vjeçar vlerësohet lojtar kyç te skuadra zvicerane, ku në 23 paraqitje këtë edicion, ka arritur të shënojë dy gola dhe ka kontribuar me katër asistime
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit