Abidal gjatë kohës sa ishte i sëmurë prej kancerit të mëlçisë: Messi më tha mos na dërgo video nga spitali, se po na dekurajon

0
1189

“Ma part d’ombre” të transmetuar në Canal +.

Ish-futbollisti për herë të parë ka folur rreth vuajtjeve të tmerrshme që ka kaluar gjatë kancerit në mëlçi në vitin 2011.

“Dhimbja ishte e padurueshme. Kur mjeku më tha që duhej ta kryeja sërish një operacion, isha i kënaqur, por vuajtjet që përjetova nuk do t’ia dëshiroja askujt”, tha fillimisht francezi.

Abidal në spital

Abidal gjithashtu zbuloi reagimin e Lionel Messit dhe disa miqve te Barca rreth sëmundjes së tij.

“Disa prej tyre më panë ‘asht e lëkurë’. Regjistrova një video para një ndeshje dhe u dërgova atyre. A e dini se çfarë më tha Messi? Mos na dërgo gjëra të tilla, na lëndon. Nuk e pashë atë, por vetëm u thashë “djem, inkurajim”, por ata më thanë se më panë si një kufomë dhe kjo i dekurajoi”, tha 38-vjeçari.

Abidal gjithashtu tregoi se si e vizitoi në spital Thierry Henry “Kur e pashë Titin, qava si një fëmijë, nuk dua që ai të më shihte kështu, por më pëlqeu që erdhi tek unë”.

Theksojmë se Abidal është paraqitur në 193 ndeshje zyrtare për katalunasit, ku për të cilët shënoi dy gola.

Ai fitoi dy herë Ligën e Kampionëve, katër herë La Ligan dhe dy tituj të Copa del Rey.