Abbas thirrje për mbajtjen e “konferencës ndërkombëtare të paqes”

0
49

Abbas ka shtuar se krijimi i një shteti palestinez me kryeqytet Jerusalemin brenda kufijve të vitit 1967 është shumë i rëndësishëm për paqen e rajonit dhe të botës.

RAMALLAH (AA) – Presidenti palestinez, Mahmud Abbas, për t’i dhënë fund situatës së bllokimit të procesit politik me Izraelin, ka bërë thirrje që të mbahet një “konferencë ndërkombëtare e paqes”, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas raportimeve të agjencisë zyrtare palestineze të lajmeve WAFA mësohet se Abbas ka pritur në zyrën e tij në Ramallah ministren e Jashtme të Indisë, Sushma Svara. Në lajm thuhet ndër të tjera se në këtë takim është diskutuar për zhvillimet e fundit të përjetuara në territoret palestineze. Gjithashtu vihet në dukje se Abbas ka theksuar se duhet të mbahet një konferencë ndërkombëtare e paqes për t’i dhënë fund situatës së bllokuar në procesin politik me Izraelin.

Për t’i dhënë fund konflikteve izraelito-palestineze, Abbas ka kërkuar krijimin e mekanizmit ndërkombëtar dhe shprehet se çështja palestineze është një prej shkaqeve kryesore të konflikteve në rajon dhe në botë.