15.9 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Abbas dhe Sisi diskutojnë për “pajtimin palestinez”

Më të lexuarat

KAJRO (AA) – Presidenti i Egjiptit Abdulfettah el-Sisi ka zhvilluar një takim me presidentin e Palestinës Mahmud Abbas, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë me shkrim nga presidenca e Egjiptit thuhet se në takimin e realizuar në kryeqytetin e Egjiptit, Kajro, të dy liderët kanë vënë në dukje rëndësinë e pajtimit palestinez si një ‘’opsion strategjik” kundër vendimit të SHBA-ve për njohjen e Kudsit si “kryeqytet të Izraelit”.

Në takim është theksuar se pajtimi mund t’i mbledhë palestinezët në të njëjtën radhë, në luftën kundër kërcënimeve me të cilat po ballafaqohet kauza e Palestinës, ashtu sikur vendimi i SHBA-ve për Kudsin.

Gjatë takimit po ashtu është diskutuar qëndrimi që do të mbahet kundër reflektimeve të këtij vendimi për statusin e Kudsit dhe për negociatat e paqes në Lindjen e Mesme, si dhe për hapat që do të ndërmerren në platforma të ndryshme si në Ligën Arabe dhe Organizatën e Bashkëpunimit Islam (OBI).

Sisi ka theksuar qëndrimin e pandryshueshëm të shtetit të tij për mbrojtjen e statusit historik dhe ligjor të Kudsit. Ndërsa Abbas ka thënë se “vendimi i SHBA-ve ishte një surprizë dhe se ky hap është ndërmarrë përkundër qëndrimit fleksibil dhe të gatshëm nga qeveria palestineze për të arritur zgjidhje”.

Abbas pas takimit me Sisin ka përfunduar vizitën e tij në Egjipt.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit