9.5 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

AAK-ja pro dialogut dhe koalicionit me PDK-në

Më të lexuarat

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës i ka ndarë rrugët me dy partitë e tjera opozitare LDK dhe “Vetëvendosje”. Partia e Ramush Haradinajt, do të jetë pjesë e pajtueshmërisë për dialogun me Serbinë, dhe pret që kur pas disa javësh Tribunali i Hagës ta shpallë të pafajshëm liderin e tyre, të hyjë në koalicion me PDK-në.

Koalicioni do të duhej të krijonte rrethanën që Haradinaj, që e pati lënë kryeministrinë për t`u përballur me akuzat nga Tribunali, të kthehet si kryeministër për të vazhduar punën e lënë përgjysmë. Në intervistën për “Kohën Ditore”, nënkryetari i AAK-së, Blerim Shala, ka folur në detaje për planet e partisë, koalicionin, ekipin e unitetit, veriun dhe dialogun.

Njeriu që ka koordinuar ekipin e mëhershëm të Unitetit në dialogun me Serbinë, dhe ka qenë një nga pjesëmarrësit kyç në çdo reprezentacion të dialogëve seriozë mes Prishtinës e Beogradit, nuk heziton që as tash të marrë përgjegjësinë e koordinimit dhe përfaqësimit të Kosovës.

Në fakt, në intervistën e tij për “Kohën Ditore”, Blerim Shala, ka folur si përfaqësues i Kosovës në këtë proces, tek ka elaboruar në detaje çështjen se çfarë duhet të pranojë e çfarë jo pala kosovare për veriun, por edhe si duhet të definohet normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë.

Aktualisht Kosova nuk është funksionale, është përgjigjur Shala i pyetur nëse ka rrezik që Kosova të defunksionalizohet pas një dialogu politik për veriun.

. Pyetja juaj është shumë me vend, por objektivisht duhet të bëjmë një analizë se si është sot veriu dhe si është Kosova. Fatkeqësisht Republika e Kosovës nuk e ka kaluar kurrë lumin Ibër. Ne e dimë se çfarë ka ndodhur më 19 shkurt të vitit 2008. Me ngjarjet e njohura e të programuara nga Qeveria e Serbisë me synimin që veriu të mbetet jashtë shtetit të Kosovës sikurse edhe më 20 qershor të vitit 99 kur Qeveria e Serbisë ka bërë që veriu të mbetet jashtë administratës ndërkombëtare, jashtë UNMIK-ut dhe KFOR-it. As Rezoluta 1244 nuk ka funksionuar kurrë në veri, pos në kufi që e ka bërë KFOR-i. Çështja është tash si të funksionalizohet Kosova në veri, si të bëhet ligji atje, dhe si të organizohen zgjedhjet për një qeverisje autoktone të Kosovës.

Kosova e ka të dobët pozicionin negociator dhe këtu nuk ka dilema. Historia pse kemi rënë kaq poshtë është e gjatë. Mendoj që duhet një intervistë e tërë vetëm për këtë shkak. Aty hynë devalvimi i demokracisë në Kosovë, korrupsioni tejet i lartë, avancimi i pozicionit të Beogradit në kohën e Tadiqit karshi faktorit ndërkombëtar, por nëse i kthehemi pyetjes suaj problemi ekziston. A është momenti më i mirë? Kjo është çështje relative. Nuk ka moment më të mirë të mundshëm për dialog për një çështje. Koha nuk është më në dobi tonën. Kur një problem ekziston për një kohë të gjatë ajo shndërrohet de fakto në një gjendje që duhet të formalizohet. Nëse vazhdojmë ta lëmë veriun kështu do të jetë gjithnjë e më vështirë të bëhet diçka./koha/kohaislame

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit