10.6 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

A të fejohem me të, por nuk është e virgjër?

Më të lexuarat

Pyetja:

Jam në kontakt me një vajzë që 3-4 muaj në suaza të hallallit vetëm kemi biseduar unë jam bërë shkaktar që ajo ka filluar të falë namaz që 2 muaj e kam këshilluar shumë dhe kam menduar që të lidhem me të dhe të fejohem. Kur kam filluar të flas rreth kësaj ajo më ka thënë që pajtohet mirëpo më tha që është një problem, se ajo para disa vitesh ka pasur një lidhje me një djalë dhe ka pasur marrëdhënie me atë djalin, d.m.th nuk është e virgjër dhe më ka thanë nëse ty nuk të pengon kjo punë që më ka ndodhur, unë mund te fejohem me ty për të bërë një jete islame ashtu si ti më këshillon pasi tash jam penduar. Tash unë jam shumë në dilemë si të veproj, a ta pranoj ashtu siç është apo të tërhiqem? Nëse e lë frikësohem që ajo mund të devijojë, por po frikësohem mos po më pengon mua në të ardhmen e nuk mundemi të kemi jetë të lumtur. Po shpresoj që jam i qartë në atë që thashë dhe do të keni mirëkuptim dhe të më jepni një këshillë të mire si të vendos përfundimisht. Pres një përgjigje sa më të shpejtë që mundeni. Allahu ju shpërbleftë e ua shtoftë diturinë!

Përgjigjja:

Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit!

Vëlla i nderuar, dije se Allahu e do që njeriu të jetë i turpshëm dhe e do që njeriu mos ti zbuloj mëkatet e të tjerëve. Nëse kjo femër është penduar për mëkatin e bërë dhe në sjelljet e saja vërehet se është përmirësuar, shenjat e pendimit janë prezent, është pishman për atë që ka ndodh në të kaluarën, atëherë padyshim Allahu u ka premtuar të penduarve falje dhe pastrim.

Prandaj ju mendoni mirë, nëse e gjeni vetën se ju tërheq ajo dhe mendoni se përkundër asaj që i ka ndodhur, është e mirë, e sjellshme për të krijuar familje në frymën Islame, me një fjalë je i kënaqur me pendimin e saj, të pëlqen feja e saj dhe për këtë keni mbledhur një numër të fakteve, atëherë llogarit në shpërblimin e Zotit dhe tejkalo gabimin e saj. I Dërguari i Allahut, lavdërimi dhe paqja qofshin mbi të, ka thënë: “Kush ia mbulon besimtarit ndonjë të metë, atij Zoti do t`ia mbulojë të metat Ditën e Kiametit” (shënon Buhariu dhe Muslimi).

Gjithashtu ju këshillojmë se para se të vendosni se çfarë do të bëni, falni namaz istihare dhe drejtojuni Zotit të Madhërishëm me lutje të sinqertë që t`ju udhëzoj në atë që është më mirë dhe më e dobishme për ju. Vërtet kush i mbështetet Atij, ai kurrë nuk do të humbë dhe devijoj në veprimet e tij.

Mirëpo nëse vendosni ta fejoni atë vajzë, atëherë ne do ti përmendim edhe dy vërejtje të rëndësishme të cilat mendojmë se do t`ju ndihmojnë në jetën tuaj:

– Nga ai moment duhet ta mbyllni atë etapë të jetës së saj dhe më mos ta diskutoni se çfarë ka ndodhur, apo si dhe çështje tjera. Edhe nëse ajo dëshiron të flet rreth tyre, këto duhet të mbyllen dhe mos të përmendën më.

– Dije se jeta bashkëshortore është e gjatë dhe ballafaqohet me shumë sfida dhe probleme. Prandaj mos të jetë e kaluara e saj vazhdimisht në kujtesën tuaj, për faktin se shejtani mund të tentoj që t`ju bëj vesvese dhe komplekse. Gabimi i saj pas pendimit është fshirë me lejen e Zotit prandaj edhe ju mundohuni ta harroni dhe mos ta kujtoni.

Zoti e di më së miri!

Alaudin Abazi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit