9.1 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

A prishet agjërimi nga analizat e gjakut?

Më të lexuarat

Pyetje: “A është e lejuar për të dhënë gjakun për analiza gjatë ditës së Ramazanit?”

Përgjigje: “Kjo është në rregull në qoftë se bëhet fjalë për një sasi të pakët të gjakut. I lejohet agjëruesit ta bëjë këtë nëse sasia e gjakut është e pakët. Pak gjak nuk ndikon.”

Pyetje: ”Cili është gjykimi në lidhje me bërjen e analizave të gjakut gjatë ditës në Ramazan? Gjithashtu, cili është gjykimi në lidhje me dhënien e gjakut për të sëmurin ku zakonisht jepen 200 ml?”

Përgjigje: ”Bërja e analizave të gjakut nuk e prish agjërimin. Ndërsa, kur jemi tek dhënia gjak për atë që ka nevojë, në rast se dëmtohet agjëruesi nga kjo gjë (që t’ia prish agjërimin), atëherë kjo nuk lejohet, përndryshe nuk ka asgjë të keqe. Edhe në rast se dhënia gjak e dobëson pak gjatë agjërimit nuk ka gjë të keqe, përveç nëse kjo e shtynë atë që ta prish agjërimin!”

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit