14.4 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

A pranohet namazi, nëse ngatërron renditjen e abdesit?

Më të lexuarat

Pyetje: Personi gaboi në renditjen (rradhitjen) e abdesit. P.sh. i dha mes’h kokës para larjes së duarve duke e ditur këtë. A është i saktë namazi i tij me këtë abdes?

Shejh Ibën Uthejmini (Allahu e mëshiroftë!): Namazi i tij nuk është i saktë, sepse ky abdes nuk është i saktë. Për shkak se ai ka filluar me dhënien mes’h kokës para larjes së duarve. Allahu Lartësuar thotë: “O besimtarë! Kur doni të falni namaz, lani fytyrën dhe duart deri në bërryla, kurse kokën fshijeni me dorë të lagët; lani edhe këmbët deri në nyje.” El-Maide, 6

Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka marr abdes sipas radhitjes. Nëse njeriu merr abdes jo sipas radhitjes ai ka vepruar një vepër e cila nuk është në përputhje me çështjen e Allahut dhe të Dërguarit të Tij.

Saktësohet nga Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem se ka thënë: “Kush vepron një vepër e cila nuk është në përputhje me këtë çështjen tonë ajo është e refuzuar”. (Muslimi)

Nëse abdesi refuzohet ai konsiderohet jo i saktë. E nëse njeriu falet me këtë abdes, ai është falur me abdes jo të saktë dhe namazi i tij nuk pranohet. Bazuar në fjalën e Profetit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem: “Allahu nuk e pranon namazin pa pasur abdes”.

Likau el-bab el-meftuh (1)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit