16.5 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

A po përdoret figura e Nënë Terezës si logo politike ?

Më të lexuarat

Redi Shehu

Edhe vete Tereza e Kalkutes po te ishte gjalle do te habitej kaq shume me popullaritetin që po shkakton figura e saj dhe kjo çuditerisht ne vende si Ballkani ku nefsi per integrim evropian lageshtitet nga jarget e servilizmit te udheheqesve te ketij rajoni.
Po ashtu vete Tereza e Kalkutes do te ndihej shume e fyer po te ishte tani gjalle, per menyren e paskrupullt që i bëhet përdorimit te figurës së saj duke e kthyer nga simbol bamirësie në një logo politike për të treguar gjoja shpirtin kristian të këtyre vendeve.
Gara e çuditshme e busteve të Terezes së Kalkutës (kështu ajo ka dashur të identifikohet) që zuri vend në kryeqendrat e shteteve ballkanike i ngjan asaj plaçke lufte ku luftëtarët duke e kapur nga secili cep e tërheqin nga vetja, për të autentifikuar fitoren me anë të kësaj trofeje, por duke mos u kujdesur që ajo mund të shkërmoqet, dhe nga një trofe të ktheeht në belanë e secilit.

Po të donte Tereza e Kalkutës, shumë kollaj do ta identifikonte veten kur ishte gjallë me politikën dhe po ashtu po të donte bamiresisë së saj do t’i jepte ngjyrime marketingu duke ia rritur vetes vlerën. Por, ajo përzgjodhi thjeshtësinë dhe u mundua ta zhvishte figurën e vet nga manipulimi i mundshëm politik duke qëndruar larg “kafshës” mediatike.
Fatkeqësisht edhe Shqipëria si pjesë e këtij rajoni detyrimisht u bë pjesë e kësaj komedie “devotshmërie” ku politikanë të cilët jam i bindur pak ose aspak e njihnin sa ishte gjallë, sot marrin flamurin e bardh e blu të misionit të saj duke propaganduar vlera të cilat vetë nuk kanë provuar kurrë ti shfaqin.

Në kërkim të një simboli kombëtar i cili tashmë duhej të ishte jashtë “orientalizmave” dhe të kishte ngjyrime entuziasmuese “oksidentale”, të ishte po ashtu i denjë për zëvendësimin e “plakushit” Skëndërbe, shenjtërimi i Nënë Terezës ishte rasti më i mirë për çakejtë luftëtarë të përjetshëm të posteve, por po ashtu edhe për “konkuistadorët” modernë të cilët vegjetonin në gjirin e këtij vendi duke gjuajtur rastin për një marketing teologjiko-politik në shërbim të zbehjes sa më shumë të sfondit islam shqiptar.

Jam i bindur se nëse Tereza e Kalkutës do të shëtiste nëpër Tiranë do të skuqej nga turpi duke parë se si bamirësia e fshehtë e saj nëpër vendet më të mjera të globit, ishte kthyer në përmendore bronxi, reklama shumë ngjyrëshe në sheshe e aeroporte dhe se si shtete ziheshin me njëri-tjetrin për pronësinë e kartës së identitetit të saj.

E gjithë ajo çka ka ndodhur me Terezën e Kalkutës pas vdekjes së saj nuk është aspak reflektim i mesazhit që ajo ka dashur t’i jepte njerëzve, përkundrazi dëshira e saj si misionare për përhapjen e bamirësisë tolerancës, përvujtshmërisë nën petkun e kristianizmit, u zëvendësua me prepotencë politike që në shumë raste të jepte përshtypjen e një kryqëzate.

Në kuadrin e kësaj që thamë më lart është edhe panorama shkodrane. Tani të gjithë e dimë se Nënë Tereza është kthyer në një simbol politik që *çuditërisht përdoret nga qeveri laike të cilat ndaj muslimanëve pikërisht kanë sulmuar, mjekrat dhe shaminë, duke “harruar” se pikërisht simbolet tona kombëtare Skenderbeu dhe Nënë Tereza ishin bartës të tyre. Në logjikën e kësaj zallamahije ku lufta e simboleve shëndërrohet në luftë bustesh lindin shumë pyetje.

Përse edhe një bust në Shkodër ? Përse ky mu në hyrje të qytetit dhe jo në një vend më të përshtatshëm afër ndijimeve shpirtërore të lagjeve katolike ? Përse nuk merret konsensusi i banoreve te qytetit ? E kush tha se muslimanët nuk kanë disa buste bamirësish e njerëzish të medhënj ? A thua vallë këta njerëz po të ishin gjallë a do të pranonin një bust për vete ? Ku duam të dalim ?

Ne flasim për lirinë e shprehjes, por kur kjo liri artikulohet nga disa muslimanë apo grupime të tilla të cilat shprehin opinionin e tyre në lidhje me këtë çështje, menjëherë shohim një furtunë mediatike e denjë për një shkelës të paftyrë ligji.
Por kur kjo liri shkelet me të dyja këmbët nga grupime apo qeveritarë lokale në lidhje me të drejtat e një komuniteti të tërë, kjo konsiderohet si virtyt dhe ligjshmëri.

Thirrje të tilla si Shkodra Republikë i kemi dëgjuar edhe dekada të tëra më parë kur kërkohej me ngulm në pikën më kritike që kalonte Shqipëria, themelimi i Republikës Katolike të Mirditës. Prandaj i bëj thirrje të gjithëve që të jenë më të kujdesshëm në opinionet e tyre dhe t’i analizojnë gjërat, sepse ndoshta padashur bëhen pjesë e një plani të errët që synon ndoshta asimilimin e një komuniteti të tërë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit