6.4 C
Pristina
Thursday, April 18, 2024

A po ndryshon Turqia politikën e saj ndaj Sirisë?

Më të lexuarat

Një javë para takimit të Gjenevë 2 për krizën në Siri, Turqia është shfaqur me një qëndrim të ri, pasi presidenti Gyl ka bërë thirrje për ndryshim të politikës së vendit të tij karshi Sirisë. Qëndrimi i mëparshëm turk ka qenë për largimin e domosdoshëm të Asad.
Gyl është shprehur se Ankaraja po studion dhe shqyrton çfarë mund të bëhet për daljen nga kriza në atë formë, që ti shërbejë interesit të rajonit.
Presidenti turk shtoi se diçka e tillë kërkon durim dhe qetësi. Gjatë një takimi me ambasadorët turq që shërbejnë në vende të ndryshme, Gyl tha se Turqia duhet të bëjë një rivlerësim të diplomacisë së vet dhe politikave të saj të sigurisë, bazuar në situatën në jug të vendit.
Ai tha se situata aktuale në Siri është një skenar nga i cili të gjithë janë të humbur, shtetet fqinje, vetë regjimi, populli sirian dhe i gjithë rajoni. Ai tha se nuk ekzistojnë zgjidhjet magjike për këtë situatë. Kjo deklaratë e Gyl, vjen menjëherë pas bastisjes së forcave policore turke të një organizate, e cila dyshohej se trafikon armë drejt Sirisë. /ardhmerionline/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit