8.2 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

A po bëhet vetëvrasja fenomen te Shqiptarët? (VIDEO)

Më të lexuarat

Vetëm në 4 muajt e parë të vitit 2018 në Kosovë kanë ndodhur 4 vetëvrasje, e po ashtu ka pasur edhe disa dhjetëra tentime për vetëvrasje. Kjo krizë nëse vazhdon me këtë ritëm atëherë shumë lehtë mund të kalojë e të jetë fenomen.

Në emisionin SFIDA të Nexhmedin Kalisit në bashkëbisedim me hoxhën nga Maqedonia, Bekir Halimi është folur për vetëvrasjen, duke pasur parasysh aspektin fetar dhe atë social për efektet që ka vetëvrasja.

“Vetëvrasja nuk është zgjidhje e problemi, është reflektimi i një raporti të brishtë shoqëror dhe është një mëkat i madh. Ai që bënë vetëvrasje nuk e mbyll problemin aspak dhe nuk bënë asnjë zgjidhje. Momentet pas vetëvrasjes janë më të rënda se ato para saj. Ai njeri që bënë vetëvrasje i shton probleme familjes, shoqërisë dhe vetes” – ka thënë Halimi.

Ai ka përmendur se ne si njerëz duhet të kemi kujdes për këta njerëz, duke u zgjatur dorën e shpresës.

Për më shumë më poshtë e keni linkun e emisionit SFIDA:

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit