6.5 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

A mund ti lutesh një njeriu të mirë që ka ndërruar jetë?

Më të lexuarat

Çfarë gjykimi ka fetarisht t’i drejtohesh me lutje në rast vështirësish dikujt tjetër përveç Allahut, ndonjë njeriu të mirë i cili ka ndërruar jetë, duke menduar se ata ndërmjetësojnë tek Allahu dhe të afrojnë tek Ai?

Lutja drejtuar të vdekurve, cilëtdo qofshin; profetë apo njerëz të mirë është shirk i madh dhe nuk lejohet. Ata nuk i dëgjojnë lutjet e nevojtarëve, por edhe sikur t’i dëgjonin ato, nuk do ishin në gjendje t’u përgjigjeshin kërkesave të tyre apo t’ju sillnin dobi. Kjo, pasi me vdekjen e tyre, çështja e tyre ka mbaruar dhe nuk janë më në gjendje t’i bëjnë dëm apo dobi as veteve të tyre. Shembujt të këtij lloji të shirkut janë të shumta. E tillë është lutja e atyre të cilët kur ndodhen në vështirësi apo kur janë sëmurë, thonë: ‘Ndihmë o Filan! Na ndihmoftë baba Filani, apo shenjtor Fisteku’.
I Dërguari i Allahut (Paqja qoftë mbi të!) ka thënë: “Kush vdes duke lutur (adhuruar) dikë tjetër përveç Allahut do të hyjë në zjarr.”

E transmeton Buhariu.

Edmond Ajdini

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit