A mund ta kaloni testin e inteligjencës IQ më të shkurtër në botë?

0

Tri pyetje mund të zbulojnë nëse keni inteligjencë mbi mesataren apo jo.
Të vlerëson dhe kontrollosh inteligjencën tënde duket se është më e lehtë nga sa mendohet. Testi i reflektimit kognitiv, është vlerësimi më i shkurtër IQ në botë dhe përmban vetëm tri pyetje, të cilat duken relativisht të thjeshta në shikim të parë. Shkoni testin e mëposhtëm për të gjetur nëse keni mbi inteligjencën mesatare apo jo.

1. Një shkop dhe një top kushtojnë së bashku 1.10 lekë në total. Shkopi kushton 1.00 lekë më shumë se topi. Sa kushton topi?

2. Nëse 5 makinave u duken 5 minuta për të prodhuar 5 objekte, sa kohë u duhen 100 makinave për të bërë 100 objekte?

3. Në një liqen ndodhen disa zambakë. Çdo ditë, zambakët dyfishohen në madhësi. Nëse u duhet 48 ditë që zambakët të mbulojë të gjithë liqenin, sa kohë do tu duhej zambakëve që të mbuloni vetëm gjysmën e liqenit?

Përgjigjet më të zakonshme të njerëzve do të ishin:

1. 10 qindarka
2. 100 minuta
3. 24 ditë

Mirëpo përgjigjet e sakta janë:

Pyetja 1
Nëse topi kushton X dhe shkopi kushton 1 më shumë, atëherë kostoja është X + 1

shkopi + topi = X + (X + 1) = 1.10
2X + 1 = 1.1
2X = 0.1
X = 0.05

Pyetja 2
Nëse 5 makina mund të bëjnë 5 objekte në 5 minuta, atëherë një makinë do të bëjë një objekt për 5 minuta.

Pra nëse kemi 100 makina, atëherë do të bëjnë 100 objekte në 5 minuta.

Pyetja 3
Nëse zambaku mbulon tërësisht liqenin në 48 ditë dhe kjo dyfishohet në madhësi çdo ditë, atëherë ju thjeshtë duhet të ktheheni një ditë prapa për të qenë në gjysmën e mbulimit të liqenit. Pra, në ditën e 47 liqeni është gjysmë i plotë me zambakë./ikub/