9.2 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

A lindi Jezusi me 25 dhjetor?

Më të lexuarat

A do të habiteshit nëse dikush do t’ju thoshte se Krishtlindjet nuk kanë lidhje fare me Jezu Krishtin?

A lindi vërtet më 25 dhjetor Jezusi?

Tradita: Sipas traditës, Jezui lindi më 25 dhjetor dhe lindja e tij festohet pikërisht në këtë datë. Sipas Fjalorit të gjuhës së sotme shqipe Krishtlindja është «një nga festat kryesore të të krishterëve, e cila . . . njihet si dita e lindjes së Krishtit».

Origjina: «Vendosja e 25 dhjetorit nuk erdhi nga ajo që thotë Bibla,—thuhet te The Christmas Encyclopedia,—por nga festat pagane romake që mbaheshin në fund të vitit», domethënë rreth periudhës së solsticit të dimrit në Hemisferën Veriore. Në këto festa përfshiheshin Saturnalet, në nder të Saturnit, Perëndisë së bujqësisë «dhe festat e ndërthurura të Perëndisë-diell të romakëve, Sol, dhe të Perëndisë-diell të persëve, Mitra», siç shprehet e njëjta enciklopedi. Ditëlindjet e tyre festoheshin më 25 dhjetor, kur binte solstici i dimrit, sipas kalendarit julian.

Këto festa pagane filluan të bëheshin «të krishtere» në vitin 350, kur papa Juli i Parë shpalli 25 dhjetorin si ditëlindjen e Krishtit. «Lindja e Krishtit dalëngadalë përvetësoi ose zëvendësoi gjithë ritet e tjera të solsticit,—thotë Encyclopedia of Religion.—Imazhet e diellit filluan gjithnjë e më shumë të përdoreshin për të portretizuar Krishtin e ringjallur (që u quajt edhe Sol Invictus [Dielli i pamposhtur]) dhe disku i mëparshëm diellor . . . u bë aureola e shenjtorëve të krishterë.»

https://www.youtube.com/watch?v=UHEzELNVH9A

Mirëpo çfarë thotë Bibla?

Bibla nuk e tregon datën e lindjes së Krishtit. Por mund të themi me siguri se ai nuk lindi më 25 dhjetor. Pse themi kështu? Bibla tregon se kur lindi Jezui, barinjtë «jetonin jashtë» dhe i ruanin kopetë natën në rrethinat e Betlehemit. (Luka 2:8) Stina e ftohtë e me shira zakonisht fillonte në tetor dhe i ftohti i madh, ndonjëherë me reshje dëbore, arrinte kulmin në dhjetor. Barinjtë, sidomos në rajonet malore, si ato përreth Betlehemit, natën i futnin delet brenda.

Ja pse, të krishterët e hershëm, shumë prej të cilëve e kishin shoqëruar Jezuin në shërbim, nuk e festonin kurrë lindjen e tij në ndonjë datë. Por, në përputhje me urdhrin e Jezuit, ata kremtonin vetëm vdekjen e tij. (Luka 22:17-20; 1 Korintasve 11:23-26). Prapëseprapë, disa mund të thonë: «A ka vërtet rëndësi nëse të krishterët përvetësojnë zakonet pagane?» Për Perëndinë po. Jezu Krishti tha: «Adhuruesit e vërtetë do ta adhurojnë Atin me frymë dhe të vërtetë.»—Gjoni 4:23.

https://www.youtube.com/watch?v=LRzYeSsD8j4

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit