11.7 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

A lejohet ta vesh këtë bluzë të kuqe?

Më të lexuarat

Pyetja:

Es-selamu alejkum ue rahmetullahi ue berekatuhu!
Më ka ardhur dhuratë një bluzë e kuqe, mirëpo ajo ka jakën e zezë si dhe dy vija të zeza që kalojnë nëpër mes si dhe një shenjë tjetër të zezë. Sidoqoftë ajo mbetet 98% e kuqe. A lejohet ta vesh këtë bluzë?
Ues-selamu alejkum!

Përgjigjja:

Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.
Allahu e di më së mirë, por themi se derisa kemi përzierje të ngjyrës së zezë në këtë veshje të kuqe, atëherë lejohet. Në përgjithësi rreth rrobave të kuqe për burrat kemi dy lloje hadithesh; hadithe që ndalojnë veshjen dhe hadithe ku përcillet se Muhamedi salallahu alejhi ue selem ka veshur. Kështu që ndoshta nuk do të ishte aq e drejtë që të mbajmë qëndrim rigoroz në këtë. Allahu e di më së miri!

Alaudin Abazi
6.6.2008

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit