15.9 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

A lejohet që i zoti i kapitalit të përcaktojë një shumë të caktuar fitimi në kompanitë me mudarebe?!

Më të lexuarat

A lejohet që i zoti i kapitalit të përcaktojë një shumë të caktuar fitimi në kompanitë me mudarebe?!

Asambleja e Jurispodencës Islame

Sesioni i 14-të, vendimi i pestë

Datë: 05\08\1412H – 09/02/1992

Nuk lejohet në mudarebe (bashkimi i punës me kapitalin) që i zoti i kapitalit të përcaktojë një shumë të caktuar të pasurisë si fitim, sepse kjo bie ndesh me thelbin e mudarebesë dhe sepse në këtë mënyrë kapitali i tij kthehet në një borxh me kamatë. Arsyeja e ndalesës është fakti se fitimi që mund të realizohet mund të jetë më i vogël sesa masa e fitimit që ka përcaktuar i zoti i kapitalit duke berë të mundur që ai ta marrë fitimin të gjithin. Po ashtu, mudarebjea mund të dalë me humbje dhe fitimi mund të jëtë më i vogël se përqindja që i takon të zotit të kapitalit dhe kështu punëtori del i fituar padrejtësisht.

Dallimi thelbësor që bën diferencën mes mudarebesë dhe borxhit me kamatë të cilin e praktikojnë banakat me interes është se pasuria që vihet në dorë të punëtorit është amanet dhe në çdo rast ai e nuk shpagon humbjen e saj vetëm nëse e dëmton qëllimisht apo tregohet neglizhent me të. Fitimi në mudarebe ndahet me pjesë realitive (përqindje) për të cilën kanë rënë dakort i zoti i kapitalit me punëtorin. Dijetarët më të dalluar janë pajtuar se një nga kushtet e saktësisë së mudarebesë është që fitimi të jetë një pjesë jo e përcaktuar (pra jo një fitim në masë të paracaktuar por në përqindje) midis të zotit të kapitalit dhe punëtorit pa përcaktuar një sasi të caktuar fitimi për njërën palë ose tjetrën. Allahu e di mësë miri.

Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi Profetin Muhamed, mbi familjen dhe shokët e tij.

http://www.themwl.org/Fatwa/default.aspx?d=1&cidi=139&l=AR&cid=10

LIDHJA E HOXHALLAREVE TE SHQIPERISE

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit