10.6 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

A lejohet dëgjimi i ilahive me muzikë?

Më të lexuarat

Pyetja:

Selamu alejkum!

E nderuara redaksi, desha një informim, sipas dispozitave të sheriatit, lejohet apo jo dëgjimi i ilahive që përmbajnë muzikë?

Allahu ju shpërbleftë!

Përgjigjja:

Alejkum selam ue rahmetullahi ue berekatuhu!

Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit!

Muzika është e ndaluar në Islam pa marrë parasysh se me muzikë a këndohet ndonjë këngë apo ndonjë ilahi.

Transmeton Ebu Malik el Eshari, Allahu qoftë i kënaqur me të, se e ka dëgjuar Pejgamberin salallahu alejhi ue selem duke thënë: “Do të ketë prej umetit tim një popull që do ta lejojnë amoralitetin, mëndafshin, alkoolin dhe muzikën.” (Buhariu, nr. 5590)

Shejh Ebu Bekër El Xhezairi ka thënë: “Ky hadith tregon qartë se muzika është haram. Edhe sikur mos të kishte ardhur asnjë hadith tjetër ose ajet për ndalesën e muzikës do të mjaftonte ky hadith për ndalimin e muzikës e në veçanti për këngët në kohën e sotme, fjalët e të cilave janë të shëmtuara, përcillen me piano të ndryshme, kitare, tupanë, fyell, etj., të cilat e hijeshojnë këngën, po ashtu edhe me zëra të ndryshëm.” (Hukmul Islam fil Musika uel Gina f.27)

Po ashtu transmeton Ibn Ebi Ed-Dunja nga Enesi, Allahu qoftë i kënaqur me të, se Pejgamberi salallahu alejhi ue selem ka thënë: “Do të ketë në këtë umet nënçmime, shpifje dhe shëmtim dhe kjo do të ndodhë kur të pinë verë, të luajnë me këngëtare dhe të luajnë me këngë-muzikë (el-meazif).” (Termidhiu. Shejh Albani ka thënë se hadithi është sahih, shih Sahil el xhami es-sagir nr. 5467)

Eroll Nesimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit