14.4 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

A ke nij për këto 3 burra? – Patjetër Lexoje ke me u mahnitë

Më të lexuarat

A ke nij për këto 3 burra? – Patjetër Lexoje ke me u mahnitë

Rubrika: Burra në histori.

Ne vitin 1839 ushtria britanike pushtoi Belushistanin, një krahine kjo qe ndodhet ne zemrën e Persisë dhe me saktesisht ne mes të Khurasanit, Bashtunistanit, Punjabit dhe Sindit. Ne ate periudhe nuk ekzistonte akoma Pakistani dhe Irani.
Ne vitin 1871 britaniket e copëtuan ate ne dy pjese, Belushistanin Lindor dhe atë Perëndimor ndarje që njihet me emrin Vija e Gold Smithit.
Ne vitin 1887 popullsia sunite e zonës organizoi kryengritje kunder pushtuesit britanik. Here pas here nga mali ata organizonin sulme kunder ushtareve britanik me armë te lehta dhe bomba. Nga keto sulme u vrane 83 ushtare britanik derisa pushtuesit britanik ju krijua ideja se ne atë mal jetonte nje ushtri e madhe.
Pushtuesit britanik te armatosur me teknologjinë më të mirë të kohës e rrethuan malin nga te gjitha anët. Rrethimi vazhdoi per katër vite me rradhë duke mos mundur ne asnje çast te vetem qe te ngjiteshin ne mal e as te mësonin dicka rreth numrit te kryengritesve por arritën qe mos te lejonin furnizimin e tyre me armë.
Viktimat e shkaktuara ne rradhet e britanikëve dhe fuqia me të cilen mbroheshin kryengritesit i detyroi britanikët qe ne disa raste te bënin marrveshje paqësore me kryengritësit si dhe heqjen e taksave ndaj banoreve te fshatrave qe jetonin rreth malit.
Rrethimi katër vjeçar bëri qe kryengritesit mos te furnizoheshin as me ushqime e as me armë dhe municione.
Ne vitin 1891 britaniket sulmuan malin pasi u siguruan se kryengritesit nuk kishin asnje municion. Por u çuditën pasi nuk gjeten nje ushtri te madhe me muxhahidinet sunit sic mendonin por vetem tre burra qe luftonin kunder një ushtrie prej mijëra njerëzish duke shfrytezuan terenin e larte ku ndodheshin dhe aftesite e larta qe kishin në shënjestrim.
Këta tre burra ishin Kala Khan, Xhalamb Khan dhe Rahim Ali. Ndaj tyre u dha vendimi me vdekje dhe u ekzekutuan pasi u realizua edhe nje foto duke qenë te lidhur këmbë e duar me zinxhirë.
Allahu i mëshirofë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit