6.8 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

A ke dëgjuar për Xhaminë e Munafikëve në Medine?

Më të lexuarat

Hoxha i nderuar Ismail Bardhoshi në një video të postuar flet një fakt interesant që ka regjistruar Historia Islame, gjegjësisht për Xhaminë e Munafikëve në Medine, për ta dëgjuar klikoni më poshtë:

https://www.youtube.com/watch?v=FiVN0JcN9UA

 

I dërguari i Allahut pas trembëdhjetë vitëve në Meke, emigroi për në Medine. Shoqëria medinase dallohej nga ajo mekase. Në Meke ishin dy shtresa të njerëzve nga aspekti i besimit; besimtarë: muslimanët dhe jobesimtarë: mushrikët, ndërsa, në Medine u paraqit edhe një shtresë, ata ishin munafikët.

Besimtarët ishin muslimanët që përbëheshin nga muhaxhirët dhe ensarët. Jobesimtarët ishin fiset jehude që jetonin në pjesën lindore dhe juglindore të Medines. Munafikët ishin Abdullah ibn Seluli me parinë e tij.

I dërguari i Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem, me sahabët patën vështirësi dhe shqetësime të shumta nga kjo shtresë pasiqë këta nuk ishin të definuar. Gjendja e tyre ishte e fshehur. Ata e shfaqnin islamin para muslimanëve, ndërsa bashkëpunonin me jobesimtarët.

Allahu i Madhëruar ka thënë:

“Dhe kur atyre u thuhet: besoni, sikurse besuan njerëzit, ata thonë: “A të besojmë ashtu sikurse besuan mendjelehtit?” Në të vërtetë ata, dhe mu ata janë mendjelehtit, por nuk e dinë. * E kur i takojnë ata që besuan thonë: “Ne kemi besuar!” Por kur veçohen me djajt (parinë) e vet u thonë: “Ne jemi me ju, ne vetëm jemi tallur (me besimtarët)”. “ Bekare: 13, 14

Shpirtat e tyre ishin të mbushura me mllef, me urrejtje, zili dhe mendjemadhësi. Ata ishin të prirë vetëm për të bërë keq dhe trazira në shoqërinë islame. Gjëja më tragjike ishte se shtireshin se bëjnë mirë.

Allahu i Madhëruar ka thënë:

“E kur atyre u thuhet: “Mos e prishni rendin në tokë”! Ata thonë: “Ne jemi vetëm përmirësues (paqtues)!” “ Bekare: 11

Këta munafikë kanë qenë të disponuar çdo herë të veprojnë kundër muslimanëve. U rinin në pritë veprave që bënin muslimanët që ata nga këndvështrimi i tyre t’i përcjellin me kritikë dhe satirë.

Kur i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, u nis për në një nga betejat gjegjëshit për në beni Mustalik, fis nga fiset jehude në skaj të Medines, ai deshti të merr me vete njërën nga gratë e tij. Qiti short dhe shorti i ra Aishes, radijAllahu anha. Pas mbarimit të betejës, gjatë kthimit, i dërguari i Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem, me parinë e vet ushtarake ndalen të pushojnë. Kur deshtën të vashdojnë rrugën dhe nisen, Aisheja – radijAllahu anha – vëren se e kishte humbur gjerdanin. Ndalet për ta kërkuar dhe e gjen. Kur deshti të vazhdon rrugën paria ishin larguar kështuqë ajo mbeti mbrapa pak e vonuar. Pas pak kohe arriti, por kur munafikët e panë Aishen duke ardhur dhe deven e saj po e mban për kërpeshi një nga sahabët, ata këtë rast e shfrytëzuan për qëllimet e fëlliqura të tyre. Filluan të flasin për Aishen – radijAllahu anha – se ka bërë amoralitet. Biseda e tyre u përhap pastaj edhe në Medine. Pejgamberi, sal-Allahu alejhi ve selem, mbeti i brengosur dhe brenga iu zmadhua, ngase atij ato ditë nuk i shpallej asgjë nga ajetet. Edhe Ebu Bekri, radijAllahu anhu, brengosej se Aisheja ishte e bija e tij, por megjithatë edhe ai nuk fliste asgjë. Aisheja – radijAllahu anha – kur kuptoi se për të po flitej një gjë e tillë u mërzit shumë dhe tërë kohën e ka kaluar duke qarë.

Pas një muaji, të dërguarit të Allahut i shpallen disa ajete nga sureja Nur ku Allahu tregon se Aisheja – radijAllahu anha – është e pastër dhe pos saj edhe të gjitha bashkëshortet e profetit, sal-Allahu alejhi ve selem, janë të pastra.

Allahu i Madhëruar së pari tregoi se kjo është shpifje, por e vërteta do të del në shesh dhe do të jetë në dobi të besimtarëve, Allahu ka thënë:

“S’ka dyshim se ata që trilluan shpifjen, janë një grup prej jush. Ju mos e merrni atë si ndonjë dëm për ju, përkundrazi, ajo do të jetë në dobinë tuaj. Secilit prej tyre do t’i takojë dënimi sipas pjesëmarrjes në mëkat, e atij prej tyre që e barti pjesën e madhe (të shpifjes), i takon dënimi i madh. “ Nur: 11

Pastaj, në lidhje me shpifësit tha:

“Vërtet, ata që akuzojnë gratë e ndershme, besimtare të pafajshme, janë të mallkuar në këtë botë dhe në botën tjetër dhe ata i pret një dënim shumë i madh.“ Nur: 23

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit