7.1 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

A ka orientim katolik PDK dhe a është ky Fillimi i Ri?

Më të lexuarat

Këtij shkrimi ia kam falë loqkën e shpirtit, ia kam qa hallin e zemrës, ia kam dhanë ma t’mirën prej vetes. Ju ftoj por jo vetëm, ju lus për minutat tueja t’çmueme t’ia kushtoni kohën dhe vëmendjen, në mos për tjetër, bile për respekt njerëzor ndaj meje. Faleminderit shumë!
Të dashtun, që n’fillim dua t’sqaroj që unë s’jam katolikofob. S’kam fobi n’fakt ndaj asnji religjioni. Bile as ateistofobi nuk njeh sistemi im nervor. Por falë Zotit, sytë i kam çelë, e zemrën n’qetësi, dhe përpiqem, me aq sa mundem dhe di, t’gjykoj me racionalizëm t’veçuem. T’gjithë lirinë e botës e keni për ta besue ose jo këtë që e thashë më sipër. 
Tani, meqenëse një dashamir këtu në fejsbuk m’sugjeroi që t’ju kursej nga shkrimet e gjata, dhe meqenëse mbrëmë një djaloshi me tipare t’shkëlqyeshme iu ishte bërë oferta për t’u kyçur n’PDK e m’bëri telefon për t’marr qëndrimin tim, dhe unë nuk e zbrapsa me rigorozitet, për më pak se 24 orë ndërrova mendje, doja t’bëja çmos që ta shprehja shqetësimin dhe brengën time t’thellë me pak fjalë, por firkohem se sinqerisht asht e pamundur.  
Lutem si për veten time ashtu dhe për ju, për syçelësi në mjegullinë elektorale për vigjilencë, për pjekuri e gjykim objektiv mbi vendimin tuej për atë se kënd do t’keni me privilegjiue duke ia dhanë besën dhe votën tuej t’çmueme. 
Kjo foto, kompozicioni i subjekteve dhe objekteve në të, ato personazhe t’ngulitura e t’renditura po n’atë formë, asnjë prej tyre nuk asht rastësi. 
Realizimi dhe promovimi i këtij mesazhi subliminal i cili u bë krejt n’fillim t’kampanjës #VeselianoXharriane t’quajtun FillimiRi, të dedikuar para një mileti që në shumicë gati absolute i përkasin një konfesioni tjetër fetar, dhe servimi i atij kryqi në lisin e ngjyrosur n’mur, asht mesazh që bërtet zëshëm e bën me gisht për orientimin që kjo parti e përmban n’vete dhe synon ta implementoj. 
Dua t’u bëj me dije e t’hedh dritë, para t’gjithë shqiptarëve pa dallim feje, se animet e hapura dhe favorizimet ndaj një konfesioni fetar mbi tjetrin, janë elementi jo vetëm më destabilizues por ai më shkatërruesi e përçarësi ndërshqiptarë. 
Përzgjedhja e vendit të vizitës që këta i kanë bërë një çerdhjeje të krishterë; përfshirja e Arbana Xharrës – një kryqofile antiislamiste e rryer; pasja e Blerim Latifit – një antiislamisti t’përbetuar si këshilltar; participimi i Kadrisë në inagurimin e kishës katolike n’Llapushnik; miqësia e tij me Berat Buzhalën dhe Expressin e tij – nje individi dhe mediumi t’ngritur kryekëput mbi urrejtjen e propagandën në dëm të fesë dhe besimtarëve shumicë; t’gjitha këto janë elemente t’mjaftueshme e t’stërbollshme, për një njeri me intelekt, me brengë mbi veten e kolektivin që e rrethon, mbi të tillët që mirëqenia kombëtare e preokupon, që t’ndalet dhe t’mendon, mirë e thellë, për konsekuencën e dameve apokaliotike që do t’mund t’ia sjell vetes dhe të tjerëve, në ditën vendimarrëse, duke i nderue t’pandershmit, duke i privilegjue shpërfillësit, duke u dhanë formë e trajtë të zhveshurve nga elementet e virtytit e dinjitetit. 
Dhe kjo, fare pa përfshi e pa përmendë pjesën e stories mbi keqpërdorimin e shtetit përmes pushtetit. 
Asnjëherë, dhe këtë e them me bindje sa jam vet i gjallë, s’do t’u sjell hare e harmoni n’asnjërën botë përfitimi i çfarëdo benefiti që mund t’u jep posti që do t’merrnit duke ua mundësue këtij klani t’apostrofuar më sipër, nëse për shkak do t’dhuroni “t’zinjtë e ullirit” për mbarë popullin.
Sepse tek e fundit, lumturia e gjithësecilit nga ne, nuk sillet rreth përfitimeve tona individuale n’sakrificën e shumicës, por në ofrimim e lehtësimeve që mund t’sjellin vendimet a duart tona. 
Ju ftoj dhe ju lust, si vlla, si mik, si shok a si bir i juej, t’provoni t’mblidhni e t’i tuboni t’gjithë arsyet e botës, dhe t’mos na ngarkoni jetën n’këtë shtet ne të tjerëve e as ta rëndoni shpirtin tuaj me hjekat tona. Zoti na i çeltë sytë e zemrës, na e bëftë dritë mendjen, e na shtoftë dashninë e brengën e ndërsjelltë. Zoti ma ndihmoftë neve, e ne Kosovën. Amin!
Arian Xhezairi

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit