10 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

A ka namazi i xhumasë sunete para tij apo jo?

Më të lexuarat

A ka namazi i xhumasë sunete para tij apo jo?

Nuk ka ndonjë argument të saktë që të vërtetojë ekzistencën e suneteve para farzit të xhumasë, por përgjithësisht falja e nafileve (në mënyrë të përgjithshme) para farzit të xhumasë, është e ligjësuar me argumentet e mëposhtme:
– Nga Ebu Hurejra përcillet se Profeti (salallahu alejhi ue selem) ka thënë: “Atij që lahet dhe (prezanton) vjen në (xhami për) namazin e xhumasë, pastaj fal aq sa t’ i ketë caktuar Allahu dhe rri në qetësi derisa të mbarojë imami hytben e më pas falet me të, i falen gjynahet nga xhumaja në xhumanë tjetër, por edhe tri ditë të tjera më tepër.” Muslimi.

Ndërsa në përcjelljen e Ebu Daudit: “Kush lahet në ditën e xhumasë, vesh nga rrobet më të mira, lyhet me erën më të mirë që ka e pastaj vjen (në xhami) në namazin e xhumasë, nuk kalon përmes qafave të njerëzve, fal aq sa t’ i ketë caktuar Allahu dhe rri në qetësi kur prezanton imami e derisa të mbarojë namazin, do të jetë falje për të ndërmjet dy xhumave dhe xhumasë para saj.” Ebu Hurejra tha: “Dhe tri ditë të tjera më tepër.” dhe: “E mira shpërblehet me dhjetëfishin e saj.” Ebu Daudi, e saktësoi Albani

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit