10.6 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

A i ke 500 euro tima? Nuk ka më, iku edhe kjo kartmonedhë

Më të lexuarat

Ka një kohë të gjatë që flitet që karmonedha 500 euro nuk do të prodhohet. Ndërsa kjo masë futet në fuqi më 27 janar, ku Bankat Qendrore të 17 vendeve të Eurozonës nuk do të nxjerrin më në qarkullim prerjen prej 500 euro, pasi konsiderohet nga autoritetet evropiane një mjet pagese i sigurt, që favorizon edhe aktivitetet ilegale.

Aktualisht në treg janë 520 milionë kartëmonedha të tilla, që vlejnë rreth 260 miliardë Euro. Ato zënë vetëm 2.4 % të kartëmonedhave që janë në përdorim.
Deklara zyrtare mbërriti nga Banka Qendrore Evropiane që saktësoi se tranzicioni do të jetë i qetë, për të përballuar sa më mirë problemet logjistike dhe për këtë arsye Austria dhe Gjermania do të vijojnë të prodhojnë prerjen prej 500 Euro deri më 26 Prill.

Por çfarë duhet të bëni nëse këto para i keni në portofol? Ato mund të thyehen pranë bankave të ndryshme dhe nuk do kenë limit përdorimi. Por megjithë arsyetimin se kjo do të ndalojë aktivitete ilegale, ka para të tjera që kanë prerje edhe më të madhe. Bëhet fjalë për paranë e Zvicrës Franga, ku kjo monedhë ka prerje 1000 franga e që konvertuar në euro i bie 885 euro./KohaIslame.com/

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit