6.4 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

A gabojë dje Shkodran Mustafi, veprimi i tij bëhet ‘hit’ në internet

Më të lexuarat

Dje pas mesnate, Arsenali luajti një ndeshje miqësore në Amerikë përpara se të nis turneun International Champions Cup.

‘Topçinjët’ u përballën me Colorado Rapids, në një ndeshje e cila i takoi në tërësi skuadrës së Unai Emery.

Arsenal fitoi me rezultati bindës 3-0, ku golat u shënuan nga Bukayo Saka (13’), James Olayinka (29’) dhe transferimi më i ri, Gabriel Martinelli (61’).

Por kjo sfidë u bë virale në rrjetet sociale për një arsye të pabesueshme, me protagonist Shkodran Mustafin.

Mbrojtësi me prejardhje shqiptar u inkuadrua në fushë në minutën e 62’ dhe mori shiritin e kapitenit, të cilin e vendos në dorën e djathtë.

Shiriti i kapiteni kryesisht mbahet në dorën e majtë, por Mustafi ka ‘dashur’ të befasojë publikun me këtë veprim. Ndoshta ky veprim i tij nuk ka qenë pa qëllim, pasi si musliman që është ai gjërat e mira bëhen me dorën e djathtë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit