8.2 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

A flini edhe ju si Profeti a.s?

Më të lexuarat

-Xhasim Mutaua

Nga tradita e Profetit (a.s) ishte që të flinte në krahun e djathtë.

– Ai vendoste pëllëmbën e dorës së djathtë nën faqen e tij të djathë.

– E urrente shumë fjetjen përmbysur (me bark).

– E fshinte tre herë me dorën e tij mbulojën e vendit të fjetjes.

Zbulimet e fundit të shkencës në këtë fushë kanë treguar, që fjetja në krahun e djathtë është mënyra më e mirë për të siguruar një qetësi trupore dhe shëndetësore.

Dobitë e fjetjes në krahun e djathtë:

Meqenëse mushkëria e majtë është më e vogël se e djathta, mbi zemër ushtrohet peshë më e vogël.

Mëlçia është e stabilizuar dhe nuk qëndron e varur. Stomaku qëndron mbi të për mrekulli. Ai e ka më të lehtë zbrazjen e ushqimeve pas tretjes.

Fjetja në krahun e djathtë është nga proceset me të mrekullueshme mjekësore, që lehtësojnë dhimbjet e pneumonisë bronkiale.

Mushkëria e majtë çlirohet me shpejtësi nga sekrecionet dhe mukoza.

Sipas disa arritjeve studimore, nëse bie të flesh në krahun e djathtë, atëherë kjo shkakton një sërë valëzimesh në tru dhe nëpërmjet tyre bëhet e mundur zbrazja e një sërë ngarkesash të dëmshme dhe të tepërta nga truri. Kjo gjë pason me një qetësi trupore dhe një gjumë të ëmbël.

Tradita e Profetit Muhamed (a.s) është akoma në fokus të kërkimeve nga shkencëtarët. Ata hulumtojnë në mënyrën e fjetjes së profetit (a.s) dhe deri tani kanë gjetur që: Profeti (a.s) merrte abdes para se te flinte.

Tani pyetja ime qëndron këtu: A e praktikoni ju traditën e fjetjes së Profetit (a.s)?

Ndërsa pyetja e dytë është: A ua mësoni fëmijëve tuaj edukatën e fjetjes, sipas udhëzimeve të profetit (a.s)?

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit