10 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

A është parë hëna dje?

Më të lexuarat

I përgëzoj ata që kanë kanë filluar agjërimin sot, ngase dje është parë hëna në Amerikë (Kaliforni), Mali, Bregun e Fildishtë dhe Nixher.

Ndërsa ata që nuk kanë dal agjerueshëm duke u mbështetur në Arabinë Saudite, kanë kundërshtuar sunnetin tre herë:
1. Kanë kundërshtuar shumicën e muslimanëve duke marrë mbi supe një punë që nuk ju takon, dhe me këtë kanë shkaktuar përçarje pa arsye të shëndoshë.
2. Nuk kanë praktikuar hadithin për shikimin e hënës nëse këtë gjë ja kanë lejuar vetes, por kanë kundërshtuar popullin e tyre duke u mbështetur tek të tjerët, e që kjo është largë argumenteve.
3. Edhe pse janë bazuar tek të tjerët për shiqimin e hënës, prap nuk e kanë përfillur këtë rregull të konkluduar nga hadithet, pasiqë e kanë kufizuar këtë shiqim vetëm në disa shtete, e sidomos në Arabinë Saudite, e që kjo përzgjedhje është gabim si në aspektin fetar ashtu edhe në logjikën e shëndoshë.
Allahu na drejtoftë kah e vërteta.

Mr. Xheladin Leka
Zürich, Zvicër.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit