10 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

A është muzika haram apo…

Më të lexuarat

Me të vërtetë a është muzika haram! Megjithëse kjo ndoshta u intereson fetarëve por edhe ata laikët tallen sa herë vie puna te muzika duke thënë: “ah për juve fetarëve, muzika është haram.”

Por nuk do ti futem këtij debati, por ideja që shtrojë këtu është a është muzika e dëmshme? Kur themi muzikë, do ti referohem muzikës që shumica e njerëzve dëgjon sot, ngase për këtë duhet të shqetësohemi më shumë. Muzika nëpër radio, TV, telefona apo playlista të ndryshëme. Këngëve që iu referohem janë ato që nga përsëritja e tyre e kemi mësuar tekstin që nga fillimi deri në fund.

A duhet ne, si Musliman të jemi në rregull kur dëgjojmë kësi lloj gjërash? Ta shikojmë veten në atë çfarë dëgjojmë për të mirën e vetvetes.

Shumica e këngëve dhe videoklipeve të tyre mbajnë drogë, alkool, duhan, prostitucion, zhveshje, dhunë, mendjemadhësi, pasuri nga hajnia e të ngjashme.
Ne mund të argumentojmë se ka muzikë të mirë, por në bazë të statistikave shumica e muzikës së sodit janë referenca për gjëra të ulëta dhe degjenerim dhe kjo punë po bëhet edhe më keq!

Ne mund të flasim për atë se muzika nuk ka fare ndikim e dëgjoje vetëm për zhurmë, por e vërteta është se ajo ka ndikim tek ne. E kuptoni ju ose jo, por kur kësaj muzike ju i jepni çasje të lirë në veshin tuaj, ajo do të ndikojë tek ju. Efekti i parë i saj është se do të normalizojë mëkatet e shëmtuara deri në atë pikë sa ne mund ato këngë ti këndojmë ato në mënyrë të lumtur dhe argëtuese!

Nëse ju jeni shumë të sigurt që këto gjëra nuk do të ndikojnë në jetën tuaj, pse nuk provon të ndërrosh listën e muzikës me Kuran dhe do të shohësh ndryshmin në jetën tënde. Edhe nëse nuk e kuptoni asnjë fjalë që recitohet, vetëm dëgjojeni për të parë se çfarë lloj ndikimi do të ketë në shpirtin tuaj. Mos të harrojmë se veshët janë porta e hyrjes në zemrat tona dhe duhet të jemi shumë të kujdesshëm se çfarë lejojmë të futet brenda.

Në fund dua të them, e di që të gjithë ne kemi mangësi dhe dobësi, po ashtu e di që shumica prej nesh nuk janë Musliman ideal – por së paku ta dimë se kjo është e gabuar në mënyrë që të bëjmë përpjekje për të ndryshuar./KohaIslame.com/

Allahu na ndihmoftë!

Përshtati: Nexhmedin Kalisi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit