10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

A është mjalti i papërpunuar i kontaminuar me pesticide dhe antibiotikë? 3 gjëra që duhet të kontrolloni

Më të lexuarat

Mjalti është një alternativë fantastike natyrore dhe e shëndetshme ndaj sheqerit të rafinuar. Ju mund ta përdorni atë në çaj ose kafe, madje dhe në sallatë frutash. Bota e ka përdorur atë për më shumë se 10.000 vjet. Megjithatë, ka dalë një hulumtim i ri që nxjerr në pah rëndësinë e të ngrënit të llojit të duhur të mjaltit, përndryshe, mund ti bësh trupin tënd më shumë dëm se sa mirë! Rezulton se mjalti i papërpunuar mund të ndikojë jo mirë në shëndetin tënd.

Por çfarë është mjalti i papërpunuar? 
Mjalti i papërpunuar është mjalti që nuk është trajtuar asnjëherë që nga nxjerrja nga kosherja. Pra që nuk është përpunuar. Kjo do të thotë se mjalti përmban të gjitha vitaminat natyrore, enzimat etj që i bëjnë mjaft mirë shëndetit tuaj.

Megjithatë, e vetmja mënyrë sesi mund të kuptoni nëse mjalti është i papërpunuar apo jo është duke kontrolluar etiketën apo duke kontaktuar prodhuesit.

Mjalti i kontaminuar
Vështirësia më e madhe me mjaltin është se mjalti është një produkt tërësisht natyral. Kjo do të thotë, se ka shumë faktorë jashtë kontrollit tonë që kontribuojnë në prodhimin e mjaltit. Bletët do të prodhojnë mjaltë thjesht duke ndjekur instinktet e tyre natyrore dhe si i tillë, kontrolli është më shumë në duart e tyre. Ne nuk mund t’i detyrojmë ato të shkojnë vetëm në disa lule dhe jo tek të tjerat! Në vitet e fundit, hulumtimi solli në dritë sesi mjalti i papërpunuar mund të ishte i rrezikshëm për shëndetin e njeriut. Hulumtuesit në Universitetin King Saud në Arabinë Saudite gjetën antibiotikë, pesticide, ndotës madje edhe metale të rënda.

Megjithatë, mjalti i papërpunuar është shumë më i mirë për ju sesa llojet e tjera të mjaltit. Siç është treguar tashmë, mjalti i papërpunuar është i pasur me lëndë ushqyese. Ai përmban mbi 5000 enzima, duke përfshirë amilazën që ndihmon në tretjen e karbohidrateve.

Çfarë mund të bësh?
Mënyra më e mirë për të marrë të gjitha këto përfitime, është duke shmangur pesticidet dhe antibiotikët që mund të dëmtojnë trupin tuaj. Edhe pse gjetja e mjaltit të papërpunuar që është gjithashtu organik mund të jetë një sfidë!

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit