8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

A është i saktë ky hadith?

Më të lexuarat

Pyetja:

Ju lutem përgjigje sa është sahih ky hadith apo është hadith i dobët. Profeti a.s. thotë: “Nëse dorën e vajzës tuaj e kërkon një fetar dhe njeri i moralshëm, atëherë pranojeni këtë lidhje. Në të kundërt do të ndodhë fitne
në tokë dhe degjenerim i madh.”
Transmeton Ebu Hatim El-Muzeni [Allahu qoftë i kënaqur me të], ndërsa e shënon Tirmidhiu.

Përgjigjja:

Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit!

Hadithi:

إذا أتاكم من ترضون دينه وخلقه ؛ فأنكحوه ؛ إلا تفعلوه تكن فتنة في الأرض ، وفساد كبير

“Nëse ju vjen ai me fenë dhe moralin e të cilit jeni të kënaqur, atëherë martojeni. Përndryshe do të ketë fitne (sprova) në Tokë dhe prishje të madhe.”

Këtë hadith e shënon Tirmidhiu, Ibën Maxheh dhe Ebu Davudi në librin: “El Merasil”.

Shkencëtarët e hadithit e kanë shtjelluar zinxhirin e këtij hadithi dhe ka mendime se a mund të fuqizohet apo jo. Ka shumë muhadithinë që e kanë vlerësuar se është i dobët, pasi këtë hadith e transmeton tabiini prej Muhamedit, lavdërimi dhe paqja qofshin mbi të. Mirëpo hadith ka edhe një transmetim tjetër nga Ebu Hurejra, me të cilin mund të përforcohet dhe ta arrijë shkallën e hadithit hasen. Këtë e thotë Albani[1] dhe Mubarekfuri.[2] Zoti e di më së miri!

Alaudin Abazi

[1] “Irvaul Galil”, vëll.6, f.266

[2] “Tuhfetul Ahvedhi”, vëll.3, f. 538.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit