7.4 C
Pristina
Tuesday, March 19, 2024

A është i lejuar seksi oral?

Më të lexuarat

Pyetje:
A është i lejuar seksi oral?

Përgjigja:
Falenderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshim mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen, shokët dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.
Para se t`i përgjigjem pyetjes është e domosdoshme të shtjelloj disa çështje që janë të rëndësishme dhe që janë të lidhura me pyetjen e parashtruar.
Edhe burrit edhe gruas i lejohet të kënaqen me njëri-tjetrin, me çdo pjesë të trupit të partnerit të tij, Allahu i Lartësuar thotë:” …ato (gratë) janë prehje për ju dhe ju jeni prehje për ato. (Bekare,187)
Gjithashtu thotë: “Gratë tuaja janë vendmbjellje e juaj, afrohuni vendmbjelljes suaj si të dëshironi, por përgatitni për veten tuaj, dhe kinie frikë Allahun, e ta dini se fundi juaj është tek Ai, e besimtarëve jepu myzhde” (Bekare, ajeti 223).
Mirëpo në këtë duhet të kemi parasysh dy çështje:
Çështja e parë: T`i largohemi gjatë marrëdhënive seksuale atyre gjërave që janë të ndaluara me citime kuranore apo nga hadithet, ato janë:
1. Kryerja e marrdhënies në zgavrën anale (anus) të gruas. Për ndalimin e kësaj ka argumente të shumta dhe konsiderohet një nga mëkatet e mëdha. Argument për këtë nga Kurani është ajeti i sipërpërmendur ku Allahu i Lartësuar thotë: “Gratë tuaja janë vendmbjellje e juaj, afrohuni vendmbjelljes suaj si të dëshironi,…” (Bekare, 223). Pra “vendmbjellje” konsiderohet vendi ku mund të mbillet diçka, ndërsa këtu fjala vendmbjellje ka për qëllim vaginën, sepse aty gjindet vrima për në mitër.
Kurse nga hadithet zgjedhim atë që e transmeton Ahmedi, Ebu Davudi, ibën Maxhe nga Ebu Hurejre se Profeti ka thënë: “Allahu në ditën e gjykimit nuk do t’i shikoj ata të cilët kanë bërë marrëdhënie intime me gruan e tij në zgavrën anale-anus”.
Ndërsa transmetimi tjetër thotë: “Është i mallkuar ai i cili bën marrëdhënie intime në zgavrën anale”.
2. Ndalesa e dytë është kryerja e marrëdhënive intime me gruan në vaginë, por, në kohën e menstruacioneve. Edhe kjo është e ndaluar me Kuran dhe hadith.
Allahu i Lartësuar thotë: “Të pyesin ty për menstruacionin (hajdin). Thuaj: “Ajo është gjendje e neveritur, andaj largohuni prej grave gjatë menstruacionit dhe mos iu afroni atyre (për marëdhënie) derisa të pastrohen. E kur të pastrohen, atëherë afrohuni atyre ashtu siç u ka lejuar All-llahu. All-llahu i do ata që pendohen, dhe ata që ruhen prej punëve të ndyta e të neveritshme”. (Bekare, ajeti 222)
Qëllimi i largimit këtu është marrëdhënia seksuale me gruan që është në kohën e mestruacioneve, gjithashtu e njëjta vlenë (ndalesa) edhe për kohën e lehonisë.
Çështja e dytë: Të kemi parasysh se kryerja e marrëdhënive duhet të bëhet duke iu përmbajtur normave dhe rregullave moralo-etike islame, atë që e përmendë pyetësi, puthja apo ledhatimi i organit të burrit nga gruaja apo anasjelltas nuk ka ndonjë citat ku kundërshton këtë, mirëpo është në kundërshtim me moralin e pastër dhe etikën e lartë, gjithashtu është në kundërshtim me natyrshmërinë e njeriut i cili është larg nga rrethet e shoqëritë që kanë humbur vlerat e denja të jetës, prandaj më mirë është të largohemi nga kjo.
Kësaj mund t’ia shtojmë edhe atë se me aplikimin këtyre formave, ndeshemi nga ndytësirat të cilat rrjedhin nga këto vende, ndodh që këto të përbihen, të gjitha këto janë kundër natyrshmërisë së pastër të njeriut edhepse ndoshta ata të cilët kanë humbur esencen e çdo vlere u duket kjo shumë normale e tërheqëse.
Allahu i Lartësuar thotë “Allahu i do ata që pendohen, dhe ata që ruhen prej punëve të ndyta e të neveritshme” (Bekare, 222). Pra ata që ruhen nga ndytësirat, kjo është edhe shkaku pse është ndaluar marrëdhënia me gruan në kohën e menstruacioneve.
Prandaj ne nuk mund të japim dispozitë të prerë rreth pyetjes se a lejohet burri të puthë apo të ledhatoj me gjuhë organin gjenital të gruas dhe gruaja organin e burrit, posaçërisht nëse nuk përzihet me të ndonjë ndytësirë, mirëpo një gjuhë që përmend Allahun e Lartësuar (bën dhikër), nuk i ka hije të veprojë një gjë të tillë, derisa Allahu na ka krijuar forma të shumta të kënaqësive gjatë marrëdhënive intime.
Allahu e di më së miri.

Hoxhë Alaudin Abazi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit