9.5 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

A është Franca e gatshme për Marine Le Pen-in?

Më të lexuarat

Marine Le Pen do të bëhet presidente. Ka shumë njerëz që e mbështesin, për shembull në periferinë e Parisit, Suresnes.

Të ftohtit të hyn deri në kockë. Megjithatë Laurent Salles vazhdon të shpërndajë fletëpalosje në tregun e përjavshëm:në to shihet Marine Le Pen, kryetarja e Front National, shkurt FN.
Katër vjet më parë, Salles ishte një anëtar i thjeshtë i konservatorëve të djathtë. Kurse tani është ai është pjesë e Këshillit të qytetit Suresnes, në periferinë perëndimore të Parisit, këshill i përbërë më parë tradicionalisht nga komunistët.
Shumica e kalimtarëve ecin pa ndaluar, por disa ndalojnë dhe marrin e futin në xhep ndonjërën nga fletëpalosjet me shkëlqim, duke vazhduar të hanë panine me djathë dhe perime.
“Unë vë re një ndryshim në atë si takohen njerëzit me ne,” thotë Salles, i cili është bërë anëtar i FN para tri dekadash, kur ishte gjashtëmbëdhjetë vjeç. “Eshtë një mënyrë shumë më pak konfrontuese, sepse kanë ikur frikërat nga ne. Ata na perceptojnë si mbajtës të postit, që na kanë zgjedhur”.
“Pesë ose gjashtë vjet më parë, zgjedhësit nuk donin t’u thoshin instituteve të sondazhit që edhe e çonin nëpër mend që të votonin për FN,” thotë Jean-Yves Camus, ekspert për ekstremizmin e djathtë. “Sot ata e shprehin këtë shumë më hapur, megjithëse FN nuk ka ndryshuar shumë gjëra nga pozicionet e tij për identitetin kombëtar, imigrimin dhe armiqësinë ndaj të huajve.”
Përfytyrimi për botën i Le Penit
Para pak kohësh, Le Pen tha në një konferencë shtypi për mediet e huaja se do ta rinegociojë anëtarësinë në BE të Francës – duke përfshirë edhe një referendum për “Frexit”- brenda gjashtë muajve pas marrjes së postit. Ajo do të reduktojë më tej mandatet e parlamentit francez, si pjesë e një programi më të gjerë për modernizimin e strukturave shtetërore.
Ajo e mbrojti edhe populizmin në rritje në Evropë dhe në SHBA. “A janë ata (populistët – vërejtje e red.) që duan të mbrojnë qeverinë e popullit, për popullin dhe në emër të popullit?” i pyeti Le Pen gazetarët e huaj. “Po të jetë kështu, unë e pranoj me dëshirë që të më thërrasin populiste.”
Le Pen noton e mbajtur nga një valë e pakënaqësisë për ekonominë e pafuqishme, kundër migrimit dhe fesë islame. Vëzhgues presin që Le Pen të dalë si kandidatja më e fortë nga zgjedhjet paraprake në prill, por që ta humbasë zgjedhjen e balotazhit kundër kandidatit të konservatorëve, François Fillon.
Edhe i ati, Jean-Marie arriti në vitin 2002 të dalë në balotazh kundër presidentit konservator në detyrë, Jacques Chirac. Më shumë se 82% e votave që mori Shiraku në raundin e dytë u interpretuan si referendum kundër ekstremizmit.
48 vjeçarja Marine Le Pen është 25 vjet më e re se i ati atëherë dhe shumë më e preferuar se sa i ati i gatshëm për sherr. Ajo i ka zbutur disi ekstremet e mprehta të FN, e ka bërë atë më të përshtatshme për shoqërinë.

“Zakonisht, partitë ekstremiste të djathta drejtohen nga meshkuj”, thotë eksperti Camus. “Kurse tani ne kemi një grua relativisht të re, e cila lë përshtypje moderne dhe që tërheq jo vetëm të moshuarit, por edhe të bardhët e rinj – edhe femrat”.
“Ne nuk e kemi pasur kurrë FN në pushtet”, thotë 59 vjeçarja Evelyne Nodex në tregun e Suresnes. “Pse duhet të jetë ajo më e keqe se gjithë të tjerat?””

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit