11.7 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

A është e drejtë shprehja ‘feja është në zemër’?

Më të lexuarat

Kjo shprehje përdoret nga ata që duan të justifikohen për moskryerjen e detyrimeve të tyre Islame. Islami është fe që përmban në vetvete udhëzime dhe urdhëra për të gjitha aspektet e jetës.

Kështu ai i jep personit një bashkësi udhëzimesh e urdhërash për të dy elemetet bazë:

doktrinën (Imanin)
për veprimet praktike të individit që kanë të bëjnë me Allahun, veten e tij dhe shoqërinë.
Moskryerja e veprimeve do të thotë moskryerje e urdhëresave të Islamit e kjo sipas gradës dhe rastit përkatës e bën personit gjynahqar ose e nxjerr atë nga Islami.

Hasan El-Basri ka thënë: “Imani nuk është me të dëshiruar e as me të zbukuruar, por është bindje në zemër të cilën e vërteton vepra.”

Imam Shafiu ka thënë: “Imani është fjalë dhe vepër ….”

Të parët tanë të mirë kanë qënë të një mendimi se, “Imani është:

të besosh, ta deklarosh besimin tënd dhe të veprosh sipas tij”.1)

1-Shiko “Fet’hul Bari sherh Sahihul-Buhari”, 1/46.

Muhamed Xhemil Zejno

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit