14.5 C
Pristina
Tuesday, April 16, 2024

A e ndaloi një mysliman shpërthimin në stadiumin e Parisit?

Më të lexuarat

Thashethemet shpërthyen sidomos pas një raportimi nga Wall Street Journal për ngjarjet jashtë stadiumit.

Në shkrim citohej një rojë sigurie, që kërkonte të identifikohej me emrin Zouheir.

Ai tregonte se si një prej sulmuesve kamikazë kishte një biletë për ndeshjen mes Francës dhe Gjermanisë, por u kthye mbrapsht nga portat kur rojet zbuluan jelekun e tij me eksploziv.

Ai u zmbraps nga rojet dhe shpërtheu jelekun me eksploziv.

Zouheir dha një dëshmi të detajuar të ngjarjeve në stadium, deklarata që u konfirmuan për Wall Street Journal nga një oficer policie.

Por edhe pse shkrimi bazohet në dëshminë e tij, nuk ishte ai vetë që e ktheu mbrapsht kamikazin, një detaj i konfirmuar për BBC nga reporteri Joshua Robinson.

Madje Zouheir ishte vendosur diku tjetër në stadium dhe raportoi atë që kishte dëgjuar nga kolegët, që ishin pranë shpërthimit të bombës.

Por edhe pse emri i tij ka origjinë nga Lindja e Mesme, feja e tij nuk u përmend ndonjëherë në shkrim.

Këto fakte, megjithatë, nuk e ndaluan që Zouheir të shpallet si hero- madje specifikisht si një hero mysliman- në rrjetet sociale dhe disa media të tjera si Mirror apo Huffington Post.

Në një shkrim në Mail Online, Piers Morgan vlerësonte “myslimanin trim me emrin Zouheir”, por shkrimi u redaktua më vonë.

“Zouheir” është përmendur më shumë se 8 mijë herë në Twitter, dhe shumica e mesazheve i referohen historisë së Parisit.

Shumë përdorues pretendojnë se ka një përpjekje për ta mbajtur të fshenjtë këtë histori për shkak të paragjykimeve anti-myslimane të medias.

Të tjerë thonë se historia e tij është një dritë shprese në një situatë të zymtë.

Historia e tij u bë virale në rrjet, edhe pse një histori autentike për një hero mysliman u raportua pas sulmeve në Paris.

Safer, një banakier në restorantin Casa Nostra, foli me James Longman të BBC dhe rrëfeu se si futi në bodrum dy gra të plagosura, ndërkohë që vazhdonin krismat jashtë në rrugë.

Historia e tij është përmendur shumë pak në mediat sociale.

*Marrë nga BBC Trending

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit