6.6 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

“A e kupton”/ Vdekja e Dr.Li, mund të sjellë ndryshime të paimagjinueshme në Kinë

Më të lexuarat

Vdekja e doktorit kinez që u përpoq të paralajmëronte rreth kërcënimit të koronavirus, ka krijuar një valë pakënaqësie dhe revolte në Kinë

Li Wenliang vdiq pasi u prek nga virusi teksa trajtonte pacientë në spitalin ku punonte në Wuhan.

Dhjetorin e kaluar ai u dërgoi një mesazh kolegëve ku u thoshte të bënin kujdes pasi kishte konstatuar një virus vdekjeprurës që në fillim mendoi se ishte Sars.

Por u kërcënua nga policia që të mos bënte komente false, dhe ndaj tij nisën hetimet.

Lajmi për vdekjen e tij, ka sjellë reagime të forta në median sociale kineze Weibo. Çka shumë shpejt u kthye në revoltë dhe akuza ndaj qeverisë, e cila u përpoq ta mbante të fshehtë epideminë.

Po ashtu, kjo vdekje risolli edhe një herë në fokus, mungesën e lirisë së shprehjes në Kinë.

Struktura anti-korrupsion në Kinë, ndërkohë, raporton BBC, ka thënë se ka hapur hetime për cështjen e Dr.Li.

Qeveria kineze më përpara e ka pranuar disi se ka pasur ngadalësi në reagimin ndaj virusit, që ka vrarë deri tani 636 persona dhe ka prekur mbi 31 mijë vetë.

Në dramatike bëhet ngjarja e DR.Li kur mësohet se ai ka lënë gruan shtatzënë që pritet të lindë në Korrik.

Media sociale në Kinë ka shpërthyer me zemërim, dhe nuk ka patur vitet e fundit një rast të ngjashëm të kësaj revolte kundër qeverisë.

Hashtaget kryesore që po përdoren, janë që “Qeveria i detyrohet një ndjesë Dr.Li”, dhe “Duam lirinë e shprehjes”.

Mirëpo censura është në veprim. Kur BBC kërkoi në rrjetin social Weibo, doli se dhjetra mijë komente ishin fshirë.

“Kjo nuk ishte vdekja e një denoncuesi, por vdekja e një heroi”, thotë një komentues.

Tashmë, shumë vetë po përdorin hashtage të tipit; “A e kupton”, duke ju referuar pikërisht letrës që Dr.Li, u detyrua të firmoste nga policia, teksa u akuzua për shqetësim të rendit social.

“Mos harro si ndihesh tani, mos harro këtë revoltë, s’duhet të lejojmë të ndodhë prapë”, shkruajnë komentuesit.

“E vërteta do të trajtohet gjithnjë si thashethem. Edhe sa do të vazhdosh të gënjesh, çfarë tjetër ke për të fshehur”, janë të tjera shprehje të revoltës.

Po ashtu, komentuesit u bëjnë thirrje të rinjve që të reagojnë, pasi forca e ndryshimit është me ta.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit