A e falë Allahu njeriun që ka qenë homoseksual?

0

Pyetje: Selam alejkum hoxhe i nderuar. Un kam nje shok te ngushte, ai eshte shum njeri i mire, mirpo ai ka qene homoseksual, shtash e ka larguar homoseksualitetin. A jan falur te gjitha gabimet ne lidhje me kete apo jo? Ju faliminderit.

Përgjigje: Falenderimi i takon Allahut (azzevexhel), ndërsa salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin tonë Muhamedin (salallahualejhiveselem), mbi familjen e tij të pastër, mbi shokët e tij besnik, si dhe mbi të gjithë ata që e pasuan dhe e pasojnë rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Vëlla i dashur, homoseksualiteti është një sëmundje dhe mëkat prej mëkateve më të mëdha, për shkak të të cilit Allahu (azzevexhel) ka shkatërruar popull të tërë në kohën e Lutit (alejhiselam). Thotë Allahu (azzevexhel): “Përkujto kur popullit të vet Luti i tha: A punoni të shëmtuarën që asnjë nga popujt e botës nuk e bëri para jush? Vërtetë ju të shtyrë nga epshet u afroheni burrave duke i lënë gratë. Po ju jeni popull i shfrenuar. Përgjigjja e popullit të tij nuk ishte tjetër vetëm se të thonë: Dëboni ata (Lutin dhe besimtarët) nga vendbanimi juaj, ata janë njerëz që ruhen shumë (i largohen të shëmtuarës). Ne e shpëtuam atë dhe familjen e tij, por gruas së tij që mbeti aty (ndër të shkatërruarit). Ne lëshuam mbi ata një lloj shiu (me gurë). E shiko se si ishte fundi i kriminelëve”. (A’raf 80-84)

Por megjithatë, edhe pas këtij mëkati të madh, dhe mëkateve edhe më të mëdha se ky, dera e pendimit është e hapur për çdo njeri deri t’i vjen atij shpirti në fyt (në gargarah), ose deri të lindë dielli kah perendimi. Thotë Allahu (azzevexhel): “Thuaj: O robërit e Mi, të cilët e keni ngarkuar me shumë gabime veten tuaj, mos e humbni shpresën ndaj mëshirës së Allahut, sepse vërtetë Allahu i falë të gjitha mëkatet. Ai është që falë shumë dhe është Mëshirues”. (Zumer – 53)
Gjithashtu thotë: “Edhe ata që pos Allahut, nuk lusin ndonjë zot tjetër dhe nuk mbysin njeriun që e ka ndaluar Allahu, por vetëm kur e meriton në bazë të drejtësisë, dhe që nuk bëjnë kurvëri, ndërsa kush i punon këto, ai e gjen ndëshkimin. Atij i dyfishohet dënimi ditën e kijametit dhe aty mbetet i përbuzur përgjithmonë. Përveç atij që është penduar dhe ka bërë vepër të mirë, të tillëve Allahu të këqiat ua shëndërron në të mira. Allahu është Mëshirues, ndaj Ai falë shumë”. (Furkan – 68/70)
Dhe shumë argumente tjera, të cilat thërrasin dhe nxisin njeriun që t’i kthehet Allahut (azzevexhel). Andaj gabimi i kaluar i tij, vërtetë është një prej mëkateve shumë të mëdha, por megjithatë mëshira e Allahut (azzevexhel) është shumë më e madhe.
Kështuqë, mjafton për të që të pendohet sinqerisht duke iu larguar njëherë e përgjithmonë atij mëkati të fëlliqur, me shpresë në Allahun se Ai do t’ia falë atij këtë mëkat.
Në lidhje me këtë, lexo dhe temën: Kushtet për pranimin e pendimit. Kushtet e pranimit të pendimit
Kushti i parë për t’u pranuar pendimi është sinqeriteti. Ngase pendimi është adhurim, e sinqeriteti është kusht i çdo adhurimi. Siç ka thënë Muhamedi (salallahualejhiveselem): “Vërtetë veprat shpërblehen sipas qëllimit”. (Buhariu dhe Muslimi). Andaj, patjetër për atë që pendohet, është që të synon kënaqësinë e Allahut, hyrjen në xhenetin e Tij, dhe shpëtimin nga dënimi i Tij. Ngase njeriu ka mundësi që ta braktisë një mëkat, për ta ruajtur pozitën apo karrierën e tij, apo për të arritur ndonjë gjë të kësaj bote.
Kushti i dytë është: Largimi nga ai mëkat. Pasiqë është e pamundur që njeriu të pendohet, e mos të largohet nga mëkati.

Kushti i tretë: Keqardhja për veprën e bërë. E nëse nuk pikëllohet zemra nga vepra e fëlliqur, atëherë aludon në kënaqësinë e asaj vepre. E mëkati nëse nuk digjet me zjarrin e pendimit në këtë botë, do të digjet me zjarrin e Xhehenemit në botën tjetër.
Kushti i katërt: Vendosshmëria për të mos u kthyer në atë mëkat. E kjo vërtetohet me qëndrueshmëri në ibadete, dhe nënshtrim ndaj Allahut.
Disa nga dijetarët e kanë bërë kusht edhe moskthyerjen në mëkatin e bërë, duke thënë: Atë ditë që personi kthehet në mëkat përsëri, vërteton se pendimi i tij nuk ka qenë i sinqertë dhe i vërtetë. Por, shumica e dijetarëve janë të mendimit se ky nuk është kusht për pranimin e pendimit, sepse ka mundësi që personi të pendohet sinqerisht, duke qenë i vendosur që mos të kthehet më në atë mëkat, e pastaj dobësohet imani i tij, e mashtron djalli, dhe bjen përsëri në të njëjtin mëkat.
I ka thënë një njeri Hasan Basriut: Si nuk turpërohet një njeri i cili bën mëkat, pastaj pendohet, pastaj përsëri bën mëkat, pastaj përsëri pendohet? Tha: Dëshira e Shejtanit është që të mashtrohet dikush nga ju me këtë, e mos t’i kërkon falje Allahut.
Kushti i pestë: Kthyerja e hakut dhe kërkimi i faljes, nëse gabimi është bërë ndaj ndonjë njeriu. Ka thënë Muhamedi (salallahualejhiveselem):“Kush i ka bërë vëllaut të tij ndonjë padresjtësi, qoftë ajo në pasuri apo në nderë, le t’i kërkon falje (le t’ia kthen) para se të vijë dita në të cilën nuk ka dinar e as dirhem, por ka (vepra) të mira ose të këqia”. (Buhariu)
Është obligim për muslimanin, që t’ia kthen hakun dhe t’i kërkon falje atij që i ka bërë padrejtësi, para se të vijë dita e vështirë, në të cilën ndërrohen gjërat e mira me të këqia. Në ditën në të cilën nuk ka mundësi besimtari të shton një të mirë në të mirat e tij, e as të pakëson një të keqe nga të këqiat e tij. Për atë Muhamedi (salallahualejhiveselem) ka thënë:“Kini frikë zjarrin qoftë edhe me një gjysmë hurme, e kush nuk ka as aq, atëherë me një fjalë të mirë”. (Buhariu dhe Muslimi). Ka mundësi që njeriu të ketë nevojë për shpërblimin e dhënies së një gjysmë hurme, për të shpëtuar nga dënimi, e për të hyrë në Xhenet.
Kushti i gjashtë: Pendimi të bëhet, para kohës në të cilën nuk pranohet ai:
-Para se të vijë shpirti në gargarah (në momentin e fundit të daljes së tij),
-Dhe para se të lindë dielli kah perendimi.

Shkroi: Shejh Ahmed Ferid
Përktheu: Omer Bajrami