14.1 C
Pristina
Tuesday, April 16, 2024

A e dini se çfarë përmban gjaku?! Informacione që do ju mahnitin

Më të lexuarat

Trupi i njeriut është i përbërë nga gjaku. Por a e dini rolin, rëndësinë dhe funskionin e gjakut? Në një farë mënyre gjaku sillet si një makine plehrambledhëse. Duke ndaluar në secilën prej 100 trilion qelizave në mënyrë të vazhdueshme gjatë gjithë ditës, ai u lë qelizave çfarë ato kanë nevojë dhe në të njëjtën kohë mbledh çfarë nuk është e nevojshme.

Gjaku, i cili është thjesht një

lëng, mund të kryejë në mënyrë të pagabueshme një detyrë që kërkon shumë vëmendje dhe përgjegjësi. Ai e njeh secilën nga substancat që transporton, për çfarë do të përdoret dhe ku duhet të dërgohet. Për shembull, nuk transporton gabimisht tek një qelizë dioksidin e karbonit që e ka marrë nga një qelizë tjetër si produkt të padobishëm. Gjithmonë i furnizon qelizat me oksigjen dhe largon prej tyre dioksidin e karbonit. Gjaku e kryen këtë detyrë pa gabime dhe pa lodhje, sepse ai është një pjesë e planit të përkryer që All-llahu krijoi në trupin e njeriut. Të gjitha qelizat e gjakut i kryejnë këto detyra pa bërë asnjë gabim, pasi ato i janë nënshtruar në mënyrë të pakushtëzuar sistemit të krijuar nga Zoti ynë. Çdo ditë trupi ynë lufton kundër shumë baktereve, viruseve dhe mikrobeve.

Një pjesë prej tyre pengohen të hyjnë në trup, ndërsa një pjesë ia del mbanë që të depërtojë. Por, në trupin tonë gjenden qeliza të veçanta mbrojtëse, për të luftuar kundër tyre, që quhen qelizat imune. Këto qeliza, të cilat janë si ushtarë që luftojnë kundër armikut dhe që mbrojnë trupin tonë nga rreziqet, lëvizin në rrjedhën e gjakut. Sa herë që ndodh ndonjë sulm nga armiku, ato mund të arrijnë në pjesën përkatëse të trupit lehtësisht përmesenëve të gjakut dhe të luftojnë kundër armikut. Qelizat imune nuk i kanë mësuar vetvetiu misionet e tyre. Ato i kanë ditur ato që në

momentin kur u krijuan. Ato fillojnë ta kryejnë detyrën e tyre dhe të ruajnë trupin që në çastin kur lind fëmija. Ky është një detaj i përkryer në krijimin e All-llahut të Madhëruar. Zoti ynë u ka mësuar qelizave të cilat, nuk mund të shihen me sy të lirë, njohuri shumë të rëndësishme dhe i ka vënë ato në shërbimin tonë. Në gjak ndodhen tipe të ndryshëm qelizash, ku secila kryen një detyrë të veçantë.  Disa nga këto qeliza transportojnë ushqim, të tjerat si ushtarë, mbrojnë trupin. Gjaku gjithashtu shërben si mjet komunikimi në trup. Në gjak ekzistojnë mesazherë të cilët transportojnë mesazhet nga një pjesë e trupit në një tjetër. Këta mesazherë, të njohur si hormonet, transportojnë mesazhe në organet e duhura njësoj si një postier që shpërndan postën. Shumë procese të rëndësishme, që përfshijnë procesin e rritjes së trupit, etjen, procesin e djersitjes dhe kontrollit të nivelit të sheqerit në gjak bëhen vetëm në sajë të saktësisë së shpërndarjes së këtyre mesazheve.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit