17.2 C
Pristina
Tuesday, April 16, 2024

A e dini se çfarë ishin JENIÇERËT?

Më të lexuarat

A e dini se cfare ishin JENIÇERËT?

Jeniçerët ishin nje grupim i veçantë ushtarak qe u formua ne kohen e sulltan Orkhani i Parë biri i Uthmanit biri i Ertugrulit. Historia i ka njohur si nje nga formacionet me te forta ushtarake.
Ideja e sulltanit ishte edukimi i femijeve te shperngulur, jetimëve te krishterë dhe fëmijëve te braktisur per shkak te luftërave te ndryshme. Ketij formacioni i bashkoheshin edhe fëmijët te cilet turqit vullnetarisht jua dorëzonin komandantëve te kampeve jeniçere per ti edukuar sipas parimeve te tyre. Ata kishin kampet, simbolet, flamujt dhe gradat e tyre te vecanta.
Sulltani u kujdes qe ata te edukoheshin me mësimet e sakta islame dhe të riteshin te pregatitur per luftë, me dashurinë per të rënë dëshmor dhe bindjen ndaj sulltanit.
Por shume historianë perëndimorë u munduan qe ushtrinë e jeniçerëve tua paraqesnin botës në një pamje te urryer. Qëllimisht ata përhapen idenë se me vendim te sulltanit, muslimanëve ju ishte detyruar nje taksë për fëmijët. Sipas ligjit te pretenduar, një e pesta e fëmijëve te cdo qyteti te pushtuar i bashkohej ushtrise osmane. Kjo ishte imagjinatë dhe shpifje e qellimshme e disa historianeve e cila fatkeqesisht besohet akoma edhe sot nga shume njerez anembanë botës.
Anëtarëve te ketij formacioni ushtarak ju mësohej që në vogëli që ti shërbenin plotesimit te dy qellimeve kryesore:
1 – Formimi i nje grupimi dhe shtrese në shoqeri e cila nuk ndikohej aspak nga mosmarrveshjet ndermjet fiseve dhe ishte besnike absolute e sulltanit.
2 – Pregatitja e tyre në nivelin me te lartë arsimor ne botë, ne aspektin fetar dhe atë shkencor.
Kryenin ushtrime stervitore shume te veshtira ne menyre qe ne zemrat e tyre mos te ekzistonte frika. Sterviteshin për rregull dhe bashkepunim ushtarak mes njeri tjetrit. Ata kane qenë formacion madheshtor me fuqi shkaterruese te ciles i frikesoheshin edhe ushtritë me te forta ne botë.
Pas nderprerjes te shtrirjes se Perandorise Osmane, jeniçerët u dhanë shumë pas rehatisë dhe i braktisen kampet dhe filloi shthurja e tyre. Komandantet e tyre filluan te nderhynin ne ceshtjet e drejtimit te perandorise derisa i shkarkuan nga detyra disa prej sulltaneve dhe caktuan te tjere sipas deshirave dhe qejfeve te tyre. Vranë ata sulltanë qe kundershtonin urdherat e tyre sic vepruan me sulltanin Mustafa i Parë, sulltan Mehmeti i Katërt dhe sulltan Ahmeti i Tretë. Madje deshen te organizonin edhe kryengritje, pasi me ane te nje urdheri perandorak ju ndalua atyre alkoli dhe pirja e duhanit.
Pas shfaqjes se kryeneçesise se tyre, dhënies pas qejfeve si dhe nderhyrjen ne drejtimin e perandorise, disa prej sulltaneve u perpoqen ti hiqnin qafe por perfundimi i atyre sulltaneve ishte shkarkimi nga detyra ose vrasja.
Por ishte sulltan Mahmudi i Dytë ai i cili hartoi nje plan te perkryer duke pregatitur nje formacion luftarak te vecante te perbere nga ushtare egjyptian te cilet ne zona te ndryshme arriten fitore dhe treguan trimeri te vecante. Kjo beri qe figura e jeniçerëve te degradonte shume ne sy te shoqerise. Prandaj vendosen kundershtimin e sulltanit dhe u grumbulluan ne rrethinat e Stambollit per ta luftuar ate.
Sulltan Mahmudi i Dytë ne krye te 60.000 ushtareve doli vetë per ti luftuar dhe urdheroi qe te sulmoheshin jeniçerët me artileri te rende dhe keshtu u vrane te gjithe kryengritesit. Pastaj me ane te nje fermani perandorak, urdheroi shperberjen e perhershme te tyre dhe te gjithckaje tjeter simbolike ose materiale qe kish te bente me ta.
Keshtu perfundoi legjenda e formacionit më madheshtor qe luajti rol kryesor ne zgjerimin e Perandorise Osmane.

Armand Ali

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit