A e dini pse i kemi thumbat metalike tek xhinset që veshim?

0
145

Ju keni vënë re që në të gjitha xhinset tuaja, keni disa thumba prej metali që janë të vendosura në xhepa.

Megjithatë, a keni menduar ndonjëherë pse janë ato aty, sepse me të vërtetë që duken si të panevojshme.

Shumë kohë më parë, xhinset janë veshur nga klasa punëtore të cilët kryenin punë shumë të rënda fizike.

Kështu që gjatë asaj kohe, teksa ata punon, xhepat ishin shumë të rëndësishëm për ta, sepse iu duhej t’i fusnin veglat dhe disa gjëra të vogla e të nevojshme për punë. Por, problemi qëndronte që xhepat e xhinseve të tyre shqyheshin vazhdimisht.

Jacob Davis një ndër rrobaqepësit më të mirë të asaj kohe, gjithashtu klient i Levis & Co, erdhi me një ide brilante.

Jacob, mendoi se po t’i vë këto thumba metalike në secilën anë të xhepave, ato do të përforcohen dhe nuk do të shqyhen, ide e cila edhe funksionoi.

Në vitin 1872, ai fitoi të drejtën dhe pronësinë për të kryer këtë punë në secilën fabrikë të xhinseve.

Qysh atëherë, këto thumba vazhdojnë ende të vendosen në secilën markë të xhinsave, prandaj xhepat nuk shqyhen asnjëherë falë tyre.