10.2 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

A e dini pse i heqim këpucët?

Më të lexuarat

Sot, shkencëtarët e parazitologjisë kanë zbuluar se heqja e këpucëve tek pragu i derës në shtëpi, i mbron pjesëtarët e familjes nga një sërë mikrobesh që arrijnë 420 lloje!!!
Sipas një studimi të kryer nga Carls Gerba specialist në shkencën e mikrobiologjisë në Universitetin e Arizonës rezultoi se mbartësi kryesor i mikrobeve shkaktare të inflamacioneve në enët e barkut, në rrugët urinare dhe mosfunksionimi i veshkave, janë këpucët!!!

Ndotja e pjesës së poshtme të këpucëve ndodh nëpër rrugë, gjatë ecjes, shkeljes së mbetjeve të kafshëve, zogjve, hyrjes në banjot publike dhe private, pranë kanaleve të ujërave të bardha dhe korridoreve të spitaleve!!!
Sipas Qendrës Foks, studiuesja austriake Dagmar Shoder, ka theksuar se këpucët dimërore janë më shumë të rrezikshme në mbartjen e bakterieve.
Në lidhje me këtë, ajo jep një këshillë të thjeshtë për të shmangur bakteriet, e ajo është:
“Të mos hyjmë brenda në shtëpi me këpucë. Më mirë është që ne duhet t’i heqim këpucët tek pragu i derës…”
“Prandaj, hiqi nallanet, sepse ndodhesh në luginën e shenjtë të Tuvasë.” (Ta Ha, 12)
Ajeti ku Allahu i ka folur Profetit Musa (a.s.), ndoshta është çelësi dhe shkaku që kur jomuslimanët kryen ekspeditat e tyre në botën islame, u mahnitën kur i kanë gjetur (parë) banorët e Shamit dhe të Kudsit në një shkallë të lartë pastërtie, ashtu siç ka përmendur Zegrid Hungh në librin e tij: “Dielli arab rrezaton në perëndim”. Sipas këtij libri, të mëdhenjtë ishin ata të parët që i hiqnin këpucët tek pragu i derës, dhe jo t’i shkelnin sexhadet apo dhomat me këpucët e rrugëve!”
O besimtarë, ruajeni pastërtinë e cila është pjesë e besimit!

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit