A e dini me çfarë kushte të mjera jetojnë hoxhallarët? Shkruan hoxha nga Drenica për rastin që ndodhi në Vushtrri…

0
259

Rasti i mbrëmshëm në Vushtrri na preku të gjithëve. Por a ishte një lajm informativ apo tendencioz ajo mbeti e pazbuluar!
Unë mendoj se nuk ka ndonje mospajtim në lidhje me lirimin nga pagesa të rasteve sociale në secilin institucion.
Dje televizooni publik raportoj për rastin pranë Bashkësisë Islame në Vushtrri.
Une personalisht edhe pse nuk kam kurfar rrespekti për kryetarin e KBI ne Vishtrri Shemsi Rrahimi dua ta bëjë këtë shkrim/reagim edhe pse po i bie si mbrojtje ndaj tij, andaj ky shkrimi im nuk ka ate qellim…
Nëse më lejohet dua ti bëjë disa pyetje..
– A e dinë RTK dhe mediat tjera se hoxhollarët jetojnë nga anëtarësitë e popullit?
– A keni bërë ndonjë storie për shumë hoxhollarë që mbijetojnë me vetëm 70-80-100 euro në muaj?
– A jeni interesuar ndonjëherë për jetën e vështirë të shume hoxhollarëve?
– A e dini se hoxhollarët janë shtresa më e diskriminiar nga vet shteti i tyre? Gjersa priftërinjët serb ortodoks paguhen nga shteti i Kosovës ne emere te mesuesit te fese,
Kisha dhe priftërinjët Katolik shpeshehere perfitojnë miliona euro nga buxheti i Kosovës ne menyra te ndryshme apo ne emer Karitas Kosova.
Ndersa hoxhollarët janë ata që nuk marrin as edhe një cent të vetëm nga buxheti i shtetit!
– A keni raportuar ndonjëherë se hoxhollarët janë shtresa e vetme në këte Kosovë që kurr nuk është ankuar apo ngritur në grevë edhe pse i kanë kushtet më të veshtira se të gjithë punëtorët e të gjitha institucioneve!
– A e dini një pjesë e madhe e qytetarëve nuk janë përgjegjës ndaj anëtarësisë së tyre edhe pse shuma deri para dy viteve ishte 2 euro tani është maksimalishtë e vogël ( 3 euro për anëtarë në vitë!
Që i bie se një familje 5 anëtarëshe të paguaj vetëm 10 apo 15 euro në vitë).
– Gjërsa ju dhe shumë tjerë ankoheni per rrogat tuaja që i quani të vogla ne hoxhollarët mundohemi ta shtyjmë muajin disi! (Pavarësishtë një pjese që menagjon shuma të mëdha për të cilët kam folur gjithmonë).
Më duket se disa media, qeveritarë e politikan po mundohen që hoxhollarët ti largojë nga lista e popullit por kot e keni. Ju mund të na sulmoni por populli na njeh mirë kush jemi dhe çfarë vlere kemi tek ta..

Osman Musliu