A e dini dallimin mes frutave dhe perimeve?

0
128

Sipas botanistëve, fruti zhvillohet nga lulet. Gjithashtu, kjo është pjesë që përmban vetë fara e frutit. Lloje të tjera të bimëve konsiderohen perime. Ato përfshijnë kërcellin, gjethet dhe rrënjët – madje dhe lulen e sythit apo gonxhes.

Bimët e mëposhtme teknikisht janë fruta:

Avokado, fasule, misër, kastravec, drithëra, arra, fruta të thata, ullinj, speca, kungull, domate dhe farat e lule diellit.

Te perimet përfshihen: selino (kërcelli), marule ( sallata jeshile), lulelakër dhe brokoli, panxhari, patatet dhe karrotat.

Nga pikpamja e gatimit, perimet janë përgjithësisht më pak të ëmbla, dhe shërbehen si pjesë kryesore e ushqimit. Frutat janë të ëmbla dhe majoshe (të tharta) dhe më së shumti shërbehen si desert pas ushqimit. Edhe nga frutat edhe nga perimet mund të përgatisim lëngje freskuese dhe të shëndetshme. Disa fruta janë në formë farash përsa i përket pamjes së tyre.

Nga pikëpamja nutricionale frutat dhe perimet janë të ngjashme. Krahasuar me produkte me origjinë shtazore, janë më të varfra me kalori dhe yndyrëra, por kanë një përqindje të lartë të fibrave. Frutat dhe perimet përmbajnë përbërës të mirë për shëndetin siç janë antioksidantët, dhe janë plot me vitamina dhe minerale.

Një racion me fruta (gjysëm gote) ka pak më shumë kalori se një racion me perime. Përjashtim këtu bëjnë perimet të cilat janë të pasura me niseshte, siç është patatja apo dhe perime të tjera të ngjashme. Fakt është se njerëzit nuk konsumojnë sa duhet fruta dhe perime. Rekomandohen dy ose më shumë racione fruta në ditë, dhe dy vakte në ditë me perime. Sipas statistikave, shumica e njerëzve nuk konsumojnë mjaftueshëm fruta dhe perime.

Konsumimi i frutave dhe perimeve në vitet e fundit është ulur me 10%. Duhet të mbani mend se nëse frutat dhe perimet nuk janë të pranishme në menynë tuaj, ekziston mundësia e shfaqjes së sëmundjeve kancerogjene, sëmundjeve të zemrës, rrezikoni tension të lartë të gjakut, atak në zemër dhe diabet.