10.2 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

A e dini arsyen më të rëndësishme pse duhet të keni bimë Aloe Vera në shtëpinë tuaj?

Më të lexuarat

Aloe Vera, është shumë e njohur për vetitë e saj medicinale.

Ja disa përfitime të përgjithshme mjekësore:
Sipas disa studimeve, aloe kontribuon në uljen e kolesterolit dhe shfaqjes së tumoreve. Ajo rregullon gjithashtu presionin e gjakut, parandalon gurët e veshkave, lufton sëmundjet gastrointestinale dhe kardiovaskulare, etj.

Përmirëson tretjen
Për të ruajtur shëndetin e mirë, është thelbësore që tretja të funksionojë 100%. Aloe Vera është shumë e mirë për këtë.

Detoksifikon trupin
Aloe Vera lufton dhe eliminon toksinat dhe mbeturinat toksike nga zorrët tona. Në këtë mënyrë, ajo ndihmon në pastrimin e trupit tërësisht.

Ka efekte alkaline
Shumica e sëmundjeve zhvillohen kur trupi ka një shkallë më të lartë të aciditetit. Megjithatë, aloe ka efekte që rregullojnë pH tonë dhe ulin aciditetin e trupit. Kjo, nga ana tjetër, ndihmon në forcimin e sistemit imunitar.

Forcon sistemin imunitar
Aloe ka gjithashtu një përmbajtje të lartë të antioksidantëve. Këto na ndihmojnë të luftojmë efektet e radikaleve të lira, të cilat shpesh shkaktojnë kancer dhe sëmundje të tjera kronike. Antioksidantët gjithashtu, kontribuojnë në ngadalësimin e proçesit të plakjes. Aloe gjithashtu promovon prodhimin e qelizave të bardha, të cilat luftojnë viruset, bakteret dhe më shumë.

Ajo ka antibiotikë dhe agjentë antibakterialë
Aloe Vera është e pasur me acid salicilik, fenol dhe sulfid. Këto luftojnë bakteret dhe shumë mikroorganizma të tjerë që gjenerojnë infeksione. Kjo është arsyeja pse thuhet se konsumimi i aloe kur keni ethe, grip apo infeksion tjetër, është më e mira. Kjo vepron shpejt dhe është shumë efektive.

Ju ndihmon të humbni peshë
Tashmë  e thamë se aloe ndihmon për të përmirësuar tretjen dhe detoksifikon trupin. Të dy faktorët janë të rëndësishëm kur vjen puna te humbja e peshës. Ajo nuk na bën të djegim yndyrë drejtpërsëdrejti, por kontribuon për të dëbuar të gjithë “peshën e vdekur” që kemi brenda.

Aloe sapun
Ky sapun është shumë i mirë për të dezinfektuar plagët, për rigjenerimin e lëkurës, për ta zbutur atë, për të trajtuar ekzemat, puçrra fytyre, plagë dhe shumë të tjera/shije

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit