6.8 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

A e dinë xhinët të fshehtën?

Më të lexuarat

Pyetje: A e dinë xhinët të fshehtën?

Shejh Uthejmini: Xhinët nuk e dinë të fshehtën: ”Thuaj: Askush përveç Allahut, në qiell apo në tokë, nuk e di të fshehtën.” (27:65)

“Kur Ne ia caktuam atij vdekjen, askush tjetër nuk i njoftoi ata (xhinët) për vdekjen e tij, përveç krimbit që i brejti shkopin e tij, e kur u rrëzua ai (Sulejmani), për xhinët u bë e qartë se sikur të ishin ata që e dinin të fshehten, nuk do të vazhdonin të qëndronin në mundimin e rëndë.” (34:14)

Kushdo që pohon se e dinë të fshehtën, personi i tillë është jobesimtarë. E kushdo që i beson dikujt që pohon se e di të fshehtën, po ashtu personi i tillë është jobesimtarë, sepse i Lartësuari thotë: ”Thuaj: Askush përveç Allahut, në qiell apo në tokë, nuk e di të fshehtën.” (27:65)

Pra, askush nuk e di të fshehtën e qiellit dhe tokës, përveç Allahut të vetëm. Ata që pretendojnë se e dinë të fshehtën e së ardhmes, bëjnë pjesë në mesin e fallxhorëve. Është transmetuar autentikisht se Profeti (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) ka thënë: ”Kush shkon tek një fallxhorë dhe e pyetë atë, namazi i tij nuk do të pranohet për 40 ditë.” (Muslim 4137)

Nëse ai i beson atij, ai është jobesimtarë, sepse ai i ka besuar atij, sikur ai e di të fshehtën dhe në këtë mënyrë e ka mohuar fjalën e të Lartësuarit: ”Thuaj: Askush përveç Allahut, në qiell apo në tokë, nuk e di të fshehtën.” (27:65)

Shejh Uthejmin (rahimehullah)
‘Akidja e ehlus sunneh’ vëll. 1

Shkrime te reja nga Xhamiambret

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit