15.9 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

A do të luajë Salah ndaj Rusisë? Vjen konfirmimi

Më të lexuarat

Mohamed Salah është gati për të luajtur kundër Rusisë pasi ka marrë pjesë në stërvitjen e skuadrës ditën e shtunë, deklaroi menaxheri i Egjiptit, Ihab Leheta.

Sulmuesi i Liverpool, i cili është ende duke u riaftësuar nga një dëmtim në shpatull, që pësoi në finalen e Champions League, nuk u aktivizua në ndeshjen e parë të Kupës së Botës, të premten, ku Egjipti u mposht nga Uruguaj.

Kur kanë mbetur edhe dy ndeshje në fazën me grupe, Egjipti duhet të fitojë me çdo kusht në sfidën e ardhshme kundër Rusisë vendase për të mbajtur gjallë shpresat për të luajtur në raundin tjetër.

Leheta tha: “Salah mori pjesë me intestitet të plotë në stërvitjen e fundit dhe 100% të mundësive do të luajë kundër Rusisë. Ai nuk kërkoi të mos luante ndaj Uruguajit, por ishte vendimi ynë për ta pasur në ndeshjen kundër Rusisë që do të vendosë fatet tona, ku nuk kemi zgjidhje tjetër veç fitores.
Salah shënoi 44 gola me Liverpool në të gjitha veprimtaritë dhe u shpall futbollisti më i mirë në Premier League.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit