11.3 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

A do ketë arrestime të reja nga Arabinë Saudite nga princi bin Salman?

Më të lexuarat

Duket se planet ekonomike dhe sociale të princit të Kurorës në Arabinë Aaudite, Muhamed bin Salman, po ecin jo mirë, pasi familja pushtet ende kundërshton ambiciet e emirit të ri.

Megjithatë, Bin Salman ende gëzon mbështetjen e plotë të Mbretit Salman bin Abdulaziz, një analist amerikan Cyril Widdershoven, beson se ekziston mundësia që në Arabinë Saudite të këtë një fushatë të re si e Ritz-Carltonin në Riad, një vit më parë, ku një pjesë e elitës politike, ekonomike dhe fetare e Mbretërisë u burgos në rrethana izolimi.

Në një artikull të botuar në portalin amerikan Oilprice, analisti amerikan shton se ndryshime të mëdha në Arabinë Saudite nuk mund të arrihen pa krijuar armiq të rinj në të gjitha anët.

Se ja, është vonuar shitja e aksioneve të kompanisë Aramco, janë ngadalësuar premtuar projekte gjigande; dhe për të ndryshuar strukturën shoqërore mund të rrezikohet pozita e trashëgimtarit të fronit.

Përveç kritikave të brendshme, ka edhe nga ato që vijnë nga jashtë për ndryshimet në Mbretëri. Bin Salman është bërë objektiv i preferuar i kritikave të mediave perëndimore, që raportojnë në mënyrë të vazhdueshme dhe negative mbi zbatimin e “Vizion 2030”.

Por Widdershoven mendon se shumica e kritikave ndaj princit Bin Salman është e pabazuar. Sipas mendimit të tij, nuk duhet të nënvlerësohen ndryshimet në strukturën sociale në Arabinë Saudite, si dhe ato në pozicionin e dijetarëve konservatorë, sidomos nëse shihet nga një perspektivë perëndimore.

Analisti amerikan thekson se ndryshimi në sistemin konservator patriarkal duhet të jetë i rëndë dhe i dhimbshëm. Bin Salman do të duhet të punojë me kundërshtarët e brendshëm dhe të jashtëm të planeve të tij. Në të njëjtën kohë, ai do të duhet të merret me sfida ekonomike dhe financiare.

Fërkimet e fundit në dinastisë saudite në pushtet, sipas medias, kjanë midis mbretit dhe vëllait të tij, Ahmed bin Abdulaziz, ku shkak është lufta në Jemen. Princi Ahmed fajësoi mbretin dhe princin e kurorës për konfliktim me fqinjin juglindor.

Por analisti amerikan pohon se kritikat e ngritura nga princi Ahmed nuk përbëjnë një kërcënim serioz për mbretin dhe princin e kurorës, ndonëse shumë anëtarë të familjes në pushtet e konsiderojnë atë si agresiv dhe emocional.

Widdershoven beson se Bin Salman duhet të parandalojë krijimin e një opozite të fortë brenda institucioneve fetare, të cilat janë në aleancë me disa figura konservatore nga familja saudite. Ai shton se mbreti dhe princi duhet të punojnë me kujdes në zbatimin e strategjisë për heqjen e “konservatorëve dhe ekstremistëvë” fetarë nga qendrat e pushtetit në vend, në një mënyrë që mos hasin në kundërshtim të hapur.

Duke arrestuar personalitete liberale, veçanërisht një grua, princi i kurorës dëshiron të dërgojë një sinjal për konservatorët që pikëpamjet e tyre respektohen. Në të njëjtën kohë, ai heq autoritetin e dijetarëve vehabistë në Mbretërinë – vlerëson analisti amerikan.

Widdershoven konkludon se në muajt e ardhshëm do të jenë vendimtare për të ardhmen e princit të kurorës. Ai përballet me opozitën brenda familjes mbretërore. Ndërkohë, konservatorët dhe udhëheqësit fetarë nuk janë të kënaqur me humbjen e pushtetit. Në të njëjtën kohë, ai duhet të realizojë me sukses plane të mëdha, si shitja e aksioneve të Aramco-s dhe projekte të tjera të mëdha investimi.

Nëse projektet e Bin Salman dështojnë, imazhi i tij pozitiv në rininë saudite, sipas analistit amerikan, do të zhduket dhe do të jetë diçka e së kaluarës. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit