15.9 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

A do e festojë mevludin (ditëlindjen) e Profetit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem?

Më të lexuarat

– do jem i pari që festojë ditëlindjen – mevludin e Profetit sikur të ketë ndonjë hadith që më inkurajon të dallojë ditën e dymbëdhjetë të muajit rrebiul evel me diçka të veçantë nga ditët tjera.

– do jem i pari që festojë ditëlindjen – mevludin e Profetit sikur të gjejë ndonjë paralajmërim prej tij apo diçka të ngjashme.

– do jem i pari që festojë ditëlindjen – mevludin e Profetit sikur të jem nga ata që nuk kam bindje se Profeti sal-lAllahu alejhi ve sel-lem vetëm se ka përcjellë mesazhin e tij e këtë mirësi të madhe nuk na lajmëroi.

– do jem i pari që festojë ditëlindjen – mevludin e Profetit sikur të kemi ndonjë shenjë apo lajmë apo gjurmë se Ebu Bekri radijAllahu anhu festonte natën e mevludit, apo Umeri e bëri këtë ditë feste dhe argëtim, apo Uthmani inkurajoj që këtë ditë ta kalojmë duke dhënë lëmosh e duke agjëruar, apo Aliu organizoi simpoziume për mësimin e historisë së tij.

– do jem i pari që festojë ditëlindjen – mevludin e Profetit sikur të dijë se Bilali, Ibën Abasi apo dikush tjetër nga sahabet radijAllahu anhum do e veçonte këtë ditë me diçka të fesë apo dynjasë.

– do jem i pari që festojë ditëlindjen – mevludin e Profetit sikur mos të mendoja se sahabet e donin, e respektonin dhe e nderonin më shumë se ne.

– do jem i pari që festojë ditëlindjen – mevludin e Profetit sikur të paraqitet ndonjë argument, gjurmë se dikush nga tabiinët nga familja e Profetit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem e dalloi me ndonjë lexim lavdërues Profetin sal-lAllahu alejhi ve sel-lem në ditën e lindjes.

– do jem i pari që festojë ditëlindjen – mevludin e Profetit sikur të ketë një fjalë nga katër imamët që inkurajon për festimin e ditës së lindjes, apo të paktën një lajmë prej dikujt nga ta që janë mbledhur ndonjë natë dhe kanë recituar ndonjë ilahi apo diçka të ngjashme.

– do jem i pari që festojë ditëlindjen – mevludin e Profetit sikur të mendoja se këta imam (katër imamët, prijësit e medhëhebeve) , e ata që kanë qen para tyre ishin të vrazhdë dhe nuk e kuptuan rendësin e Profetit sal-lAllahu alejhi ve sel-le, pozitën dhe peshën e tij.

– do jem i pari që festojë ditëlindjen – mevludin e Profetit sikur të kisha bindje se umeti nuk dinte të shprehte dashurin ndaj Profetit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem për më shumë se treqind vitet e para, dmth fillimi i përhapjes, pasi që në atë kohë nuk ishte festuar asnjë mevlud.

– do jem i pari që festojë ditëlindjen – mevludin e Profetit sikur të kisha bindje se rruga e udhëzimit është në shpikjet e të vonshmëve e jo në pasimit e të parëve të drejtë.

Falënderimi i takon Zotit të botëve, paqja dhe mëshira qoftë mbi robin e tij, të dërguarin e tij, mikun e tij, profetin Muhamed, familjen dhe shokët e tij në përgjithësi.

Shkroi: Pr. Dr. Salih ibën AbdulAziz ibën Uthman Sindij.
11.03.1436

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit