8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

A dini për ligjëratën vetëm me një fjalë, e cila i ka bërë njerëzit që të qajnë?

Më të lexuarat

Dr. Shefik Kurdiq me një rast ka përmendur se Hasan el-Basriu e ka mbajtur një fjalim, i cili përbëhej nga vetëm nga një fjalë:

“Hasan el-Basriu, një prej dijetarëve më të mëdhenj islamikë, me një rast u ngrit para muslimanëve, të cilët e dinin se çka është Kurani dhe çka është feja. Ai u ngrit dhe vetëm tha: ‘Kurani, Kurani!’”

Pastaj filloi të qajë, dhe u ul, bashkë me të edhe të gjithë dëgjuesit në xhemat filluan të qajnë…”

Le të pyesim:

Pse vetëm përmendja e Kuranit ka ndikuar kështu në zemrat e njerëzve të këtij transmetimi?

Pse ata qanin kur dëgjonin për librin e Allahut?

– Ata qanin, sepse e dinin vlerën e Kuranit, ata e dinin fjalë të kujt janë ato, të Allahut të Plotfuqishëm.
– Ata qanin, sepse e kujtonin Zotin e tyre.
– Ata qanin nga dashuria dhe dëshira për të Dashurin.
– Ata qanin, sepse kishin frikë nga Dita e Gjykimit, të cilën ua kujton Kurani.
– Ata derdhnin lot kur e kujtonin xhenetin, me të cilin i përgëzon Kurani.

Vallë, çka është me ne, ku janë lotët tanë kur përmendet Kurani?
A i lëshojmë ne lotët kur lexohet Kurani? Për fat të keq, sytë tanë janë të terur, nuk kanë lot.
Kemi harruar se leximi i Kuranit është begati.

Thotë hafize Merjem Amiribrahimi:

“Disa prej nesh në Perëndim jemi sprovuar me jetë luksoze dhe bollëk të dynjasë. A do ta kujtojmë Allahun, a do ta duam Librin e Tij dhe a do t’i përmbahemi Rrugës Tij, përkundër të gjitha sfidave që na rrethojnë? A do të përpiqemi të jemi prej atyre, zemrat e të cilëve flladitën dhe sytë u shkëlqejnë kur mendojnë se në dorë e mbajnë Kuranin dhe i lexojnë Fjalët e Allahut? Shumicës prej nesh që jetojmë në vende më të pasura, qasja ndaj Kuranit na është lehtësuar dukshëm. Na mjafton që ta vizitojmë një portal në internet, ta hapim një aplikacion në telefonin celular, ose ta marrim Kuranin nga rafti.
– Por sa prej nesh e lexojmë dhe e mësojnë atë rregullisht?
– Sa prej nesh e vlerëson këtë begati që na ka dhuruar Allahu?
– Sa prej nesh kemi zgjedhur ta zbukurojmë jetën tonë me Kuran?”

Nedim Botiq; Akos.ba ;
Përkthim: Miftar Ajdini

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit